Interpoli kërkon 11 trafikantët e emigrantëve, mes tyre edhe shqiptarë

0
129

Interpol ka bërë thirrje ndaj publikut për të ndihmuar në gjetjen e 11 të dyshuarve që merren me trafik të emigrantëve. Organizata Ndërkombëtare e Policisë, me bazë në Francë, ka arrestuar tashmë 26 persona në disa vende, të cilat kanë qenë të akuzuara në përfshirjen e trafikimit të emigrantëve.

Michael O’Connell, Drejtor i Njësisë Operative të Interpolit ka thënë: “Rrjetet kriminale të përfshira nuk kanë respekt për sigurinë dhe mirëqenien e njerëzve, duke përdorur shërbimet e tyre të paligjshme. Ata thjesht po përfitojnë nga ky kontrabandim duke sjellë rezultate tragjike në mbarë botën”.

“Operacioni Hydra ka për qëllim shkatërrimin e këtyre rrjeteve, për të ndaluar përfituesit ndaj njerëzve të dëshpëruar, dhe për ti dërguar ata para përgjegjësisë. Ne do të inkurajojmë të gjithë ata që do të vijnë dhe do të japin informacion”, përfundoi ai.

Interpol ka publikuar fotografitë e 11 të dyshuarve në faqen e tyre zyrtare, duke i bërë thirrje të gjithëve për dhënie të informacionit.

Megjithatë ata theksuan vështirësitë në kapjen e kontrabandistëve, pasi viktimat nuk janë të gatshëm dhe ndoshta të paaftë për të ndarë detajet.

Sipas Interpolit, individët e dyshuar për kontrabandë kanë përfituar mijëra dollarë duke sjellë njerëz në Evropë, duke përfshirë edhe një grup shqiptarësh të cilët kanë përfituar më shumë se 16 mijë dollarë për person, duke i kontrabanduar me varkë nga Franca në Angli

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here