Gashi dhe Xhaka braktisin Kombëtaren Shqiptare, pakënaqësi me stafin e trajnerëve

0

Pas kthimit të kombëtares shqiptare në Tiranë ditën e djeshme, kanë filluar që të zbulohen edhe problematikat dhe përplasjet që kanë ndodhur në kampin kuq e zi

Loading...

Burime nga kombëtarja thanë se gjatë qëndrimit të skuadrës në Francë gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç ishte parashikuar në fillim.

Kështu si shkak i një keqtrajtimi nga stafi i trajnerëve dhe përplasjes ne heshtje, Shkëlzen Gashi dhe Taulant Xhaka nuk do ti bashkohen kombëtares shqiptare për ndeshjet e ardhshme eliminatore për kampionatin botëror “Rusi 2018”.

Këtë fakt e kanë pohuar vet lojtarët në fjalë pasi nuk ndihet të respektuar dhe jo të trajtuar njësoj si lojtarët e tjerë.

Gashi pas rastit të humbur në ndeshjen e parë hapëse në grupin A, që kombëtarja jonë luajti me Zvicrën është sulmuar dhe anashkaluar nga trajneri i dytë, Paolo Tramezzani.

Kjo sjellje e Tramezzanit nuk i ka pëlqyer Gashit dhe ka dal me një vendim personal për të braktisur kombëtaren. Po ashku edhe Taulant Xhaka pas gjestin që kreu në zëvendësimin në ndeshje me Zvicrën ku përplasi bidonin ujit në tokë ka krijuar një armiqësi me trajnerin De Biasi dhe Tramezzanin.

Marrëdhëniet midis tyre janë ftohur dhe Xhaka është shprehur do të braktis ekipin dhe nuk do të pranoj asnjë ftesë për ndeshjet e ardhshme.

Loading...

Lini nje pergjigje