E doni seksin anash apo seksin e shpejtë? Ja çfarë thotë kjo për lidhjen tuaj

0

Edhe pse të gjitha pozat nuk mund t’i preferoni, zgjidhni një pa të cilën nuk do të mund të imagjinoni jetën tuaj seksuale dhe që ju është personalisht më e dashura, në mënyrë që të fitoni pamje të vërtetë për karakterin tuaj seksual dhe qëndrimin në marrëdhëniet dashurore.

Pothuajse të gjitha çiftet kanë pozat e tyre, të cilat më së shumti i preferojnë, ndërkaq ne po jua interpretojmë se çka zbulojnë ato për ju, transmeton Telegrafi.

Anash

Kjo pozë tregon lidhshmërinë tuaj të madhe emocionale. Poza në të cilën partnerët shtrihen në krahë, me ç’rast mashkulli është prapa, mundëson llojin e veçantë të intimitetit, thonë seksologët. Jeni të kujdesshëm dhe besnikë ndaj njëri-tjetrit, dhe vazhdimisht keni nevojë për kontakt fizik dhe emocional. E kuptoni njëri-tjetrin shkëlqyeshëm.

539ff087644c5_-_cos-01-el-classico-xl

Stili i qenit

Jeni të sinqertë dhe të hapur. Marrëdhënia juaj është përplot momente aventuriere. Jeni të sigurt në seksualitetin tuaj dhe nuk ju vjen turp të tregoni trupin tuaj. Nëse ai gjithnjë insiston të jetë prapa jush, gjë që kurrë nuk jua sheh fytyrën, mund të thotë që ka problem që të lidhet emocionalisht me ju dhe që lidhjen tuaj nuk e përjeton seriozisht.

Misionare

Do të thotë që jeni në lidhje stabile dhe të gjatë dhe që kuptoheni në mënyrë të shkëlqyeshme. Lidhja juaj është stabile, mirëpo keni kaluar në rutinë. Kjo nuk ju pengon, sepse ndiheni këndshëm dhe të sigurt. “Dashuria të cilën çiftet e tilla e ndiejnë ndaj njëri-tjetrit me vite është thelluar, mirëpo pak eksperimentim në dhomën e gjumit nuk do të ishte e tepërt”, thekson seksologu Nikki Ransom Alfred.

Kauboj

Lidhja juaj bazohet në kompromise. Poza në të cilën femra është sipër, tregon që dini të argëtoheni. Keni vetëbesim dhe dëshironi të eksperimentoni. “Lidhja e çifteve të këtilla bazohet në kompromise dhe në besim. Problemet i zgjidhin bashkërisht”, thotë Stacy Rybchin, kreatore e portalit My Secret Luxury”, transmeton Telegrafi. Megjithatë, nëse ai gjithnjë preferon këtë pozë, mund të jetë dembel.

Në shpejtësi

Nën dush, në veturë apo në tavolinë kuzhine, ju çdo çast do ta shfrytëzoni për seks. Lidhja juaj është dinamike, e zjarrtë dhe spontane. /Telegrafi/

Lini nje pergjigje