Ushqimet me zink, vitamina dhe selen shtyjnë plakjen

0
178

Plakja është një proces i cili do vite të shfaqet me sy të lirë, por ai nis menjëherë pas lindjes së një foshnje. Në të vërtetë, plakja nuk është asgjë tjetër përveçse riprodhimi i gabuar i qelizave në mënyrë të vazhdueshme, që pak nga pak sjell degradimin e organizmit.

Megjithatë, ekzistojnë disa ushqime, të cilat janë në gjendje të ngadalësojnë mekanizmin e plakjes, siç bëri të ditur e përditshmja ruse “Pravda”, e cila i referohej një studimi të ndodhur në Francë.

Në këtë vend, që prej tetë vitesh, 13 mijë vullnetarë kanë pranuar t’i nënshtrohen marrjes së një pilule ku përzihen pesë lloje antioksidantësh natyralë, si betakaroteni, vitaminat C dhe E, zinku dhe seleni. Rezultatet kanë treguar si nivelet e vdekshmërisë dhe të plakjes mund të ulen deri në 30%, çka do të përkthehej jo vetëm me më shumë vite jetë, por edhe me më shumë vite bukuri e rini. Megjithatë, për të arritur këto rezultate nuk është e domosdoshme të marrësh pilulën e mjekëve francezë, pasi janë të shumta ushqimet që përmbajnë antioksidantët kaq shumë të dobishëm. Vaji i ullirit është një shoqërues shumë i mirë i çdo pjate, për shkak të yndyrave të tij natyrale dhe antioksiduesve. Rrushi, molla, banania dhe pjepri janë të pasur me vitaminë C. Domatja, lajthitë e bajamet përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës E dhe zinkut, ndërsa betakarotina gjendet me shumicë tek karotat. Pavarësisht studimit, ajo që mjekët theksojnë, është se mënyra më efektive për të zgjatur jetën është duke hequr dorë nga veset e rrezikshme si duhanpirja apo alkooli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here