Mitologjia e Satirve dhe Horacve

0
170

Tre vëllezër të cilët gjatë luftës ndërmjet Romës dhe Alba Longës korrën fitoren. vendimtare mbi tre vëllazërit Kuriacë. Kjo ndodhi në kohen e sundimit të mbretit të tretë romak, Tul Hostilit, kur shpërtheu lufta në të cilën vendosej fati as më pak dhe as më tepër se a do të sundojë Roma mbi Alba Longën apo Alba Longa mbri Romën. Pasi që në kohërat e lashta sunduesit nuk kanë qenë aq të paarsyeshëm që për hir të fitores ta flijojnë jetën e të gjithë njerëzve të vet (për gra dhe fëmijë as që duhet të flitet), u muar vesh mbreti romak me mbretin e Alba Longës që në vend të ushtrisë të luftojnë nga tre vëllazër të përmendur, të cilët ,për nga trimëria dhe fuqia ishin të barabartë. Kur vëllazërit u pajtuan për këtë, mbretërit e caktuan vendin dhe kohën e betejës dhe me betimin solemn u obliguan se përfundimi i betejës do të pranohet si përfundim i luftës. Populli, përfaqësuesit e të cilit do të fitojnë në këtë betejë do të sundojë në qetësi dhe në paqje me popujt e tjerë.

 

Cili prej këtyre vëllazërve ka qenë nga Roma dhe cili nga Alba Longa në antikë nuk ka qenë kontestuese. Shumica Horacët i ka konsideruar romakë dhe me emrin e tyre është lidhur edhe fitorja. Në fillim gjasat e tyre për fitore vërtet ishin të këqia. Posa i kryqëzuan shpatat, Kuriacët guximtarë me sulm fituan epërsi dhe dy vëllazërit Horacë ranë duke u mbrojtur me këmbëngulje dhe me qëndrueshmëri. Romakët e humbën shpresën dhe në ta mbeti vetëm frika për vëllaun e tretë. Mirëpo, ai nuk ishte i plagosur, kurse Kuriacëve u rridhte gjaku nga plagët e shumta. Mirëpo, dukej se fati i tij ishte tani më i vulosur. Në betejë kundër të treve i kishte mbetur vetëm të bie trimërisht. Aty për aty ndodhi ajo në të cilën romakët kurrsesi nuk kanë mundur të besojnë. Shoku i tyre e ka shkelur besën se do të luftojë deri në piken e fundit të gjakut dhe filloi të ikë. Përveç disafatës romakëve u kërcnohej që ta përjetojnë edhe turpin. Mirëpo, i fundit prej Horacëve, aty për aty, u çua dhe kur erdhi tek ai Kuriaci i parë me tërë fuqinë e vet u vërsul në të. Atë që nuk mundi ta arrijë kundër fuqive të njësuara të tre kundërshtarëve, e fitoi me ndarjen e tyre. Në betejën njeri me njeri e vrau Kuriacin e plagosur. Vëllau i të vrarit, i rraskapitur edhe më tepër, poashtu ra nga shpata e Horacit. Te i treti i cili ngeci mbrapa dhe i cili prej plagëve të rënda mezi i mbante armët në duar, erdhi Horaci i fundit vetë dhe ia futi shpatën në fyt.

Romakët ngadhënjyen. Një njeri vendosi për fatin e dy qyteteve dhe të dy mbretërive. Sikur të mos ishte mendjemprehtësia dhe fuqia e Horacit, sot do ta mësonin historinë e Alba Longës, por jo atë të Romës. Kështu të paktën konkludojmë nga ajo që kanë shënuar historianët romakë.

Luftën e Horacëve dhe të Kuriacëve romakët e konsideruan ngjarje historike, nga e cila as që mund të mendohet se ka ndonjë tjetër më të famshme, siç thotë Livi në Historinë nga themelimi i Romës (nga fillimi i erës së re). Megjithatë, s’do mend, se ngjarja është e natyrës së legjendës, në të cilën në rastin më të mirë mund të gjendet bërthama historike. Në këtë asgjë nuk ndryshon që në mes të Romës dhe Alba Longës së lashtë sot e kësaj dite gjenden përmendoret mbivarrore të Kuriacëve dhe të Horacëve.

Prej veprave te artistëve figurativë që kanë gjetur frymëzimin në legjendën për Horacët dhe Kuriacët më e dalluara është piktura e Louis Davidit (Luj Davidit) Betimi i Horacit e vitit 1785 dhe sot gjendet në Luvër të Parisit.

 

Satirët

 

Demonët malorë dhe pyjorë me origjinë të papërcaktuar, më së shpeshti të konsideruara për djem të zotit Hermes.

Ishin të egër, dinakë, të shfrenuar dhe përherë të hareshëm. E donin vetëm verën, gratë dhe ahengjet. Kur nuk e kullotnin bagëtinë dhe nuk i ndiqnin nimfat, argëtoheshin me valle dhe muzikë. Instrumentet e tyre më të dashura ishin kavalli, siringa, cimbala, madje, për t̛i befasuar, edhe gajdet. Njerëzit nuk i donin në mënyrë të posaçme. Nganjëherë iknin para tyre ose i sulmonin. Prej qenieve hyjnore më së shumti pajtoheshin me Sihenët dhe Panët. Prej zotërave më së shumti e donin Dionizin. Në kohërat e vjetra njerëzit më së shumti i parafytyronin kryesisht si gjysëmkafshë me këmbë dhe veshë dhie, me hundë shpatuke dhe të gjerë, ma flokë të pakrehur dhe brirë në ballë. Më vonë Satirët fituan pamje me plot kuptimin e fjalës njerëzore, dhe pamjen e tyre të mirëfilltë na përkujtojnë vetëm brirët në ballë dhe veshët e dhisë.

Nga antika na janë ruajtur me qindra piktura të Satirëve, më së shumti në vaza. Në mesin e tyre ka vepra që janë të shek. VII para e.s. dhe në mesin e krijuesve të tyre, ndër të tjerë, janë Durisi, Epikteti, Sofili, Kliti dhe Makroni. Poashtu është ruajtur një numër i madh i skulpturave dhe statutave të Satirëve. Po e përmendim vetëm të ashtuquajturin Satiri vallëzves nga Pompejët (nga fillimi i e.s., sot në Muzeun Popullor në Napoli), Satirin me Dionizin e vogël (siç duket nga shek. II para e.s., poashtu në Napoli), Satiri i cili vallëzon dhe Satiri i cili i bie Kavallit, dy trupore të vogla prej bronze të shek. II para e.s. nga Stobi, Satiri që pushon, tradicionalisht i quajtur Faun Barberini (nga fillimi i shek. III para e.s., sot në Glyptotekën e Mynihut) dhe të paktën disa kopje apo imitacione të Satirit të Praksitelit nga gjysma e dytë e shek. IV para e.s. (sot në Muzeun e Vatikanit, në Villa Borghese dhe gjetiu). Trupore nga koha e re, vepra skulpturale të formatit të vogël dhe piktura të Satirëve ka me shumicë. Po i përmendim te paktën dy piktura në vaza, në të cilat paraqitet Satiri me nimfa që janë vlera muzeale, ndonëse nuk janë me origjinë të antikës: i ka pikturuar Pablo Pikaso në vitin 1950 (sot në Muzeun Metropolitan në Nju Jork).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here