Mediat në Itali: “De Biasi qëndron me Shqipërinë për të na sfiduar në 2018-ën”

0

Deklarata e De Biazit se ‘dëshiron të vazhdojë rrugën e nisur’ me kuqezinjtë nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së mediave italiane. E përditshmja “La Repubblica” shkruan se trajneri konfirmon qëndrimin në stolin e Kombëtares shqiptare të futbollit dhe ky vendim do ta vërë përballë ‘axurrëve’ për eliminatoret e Botërorit.

Loading...

“Pas prezantimit të shkëlqyer në finalet e “Euro 2016″, pasi skuadra e tij u eliminua për pak mes të tretave më të mira, De Biazi ka konfirmuar se dëshiron të ‘vazhdojë mrekullinë’.

Një vendim që do ta vendosë përballë Italisë në eliminatoret e 2018-s”,-shkruan “La Repubblica”. Ndërsa pasqyron edhe vlerësimin që Kryeministri Edi Rama bëri ndaj teknikut në ceremoninë e pritjes që u organizua për kuqezinjtë sot në Tiranë.

Konfirmimi i De Biazit në stolin e Kombëtares është publikuar edhe në media të tjera italiane. Portali i njohur sportiv “Goal.com” shkruan se De Biazi nuk u dorëzua nga eliminimi në “Euro 2016” dhe do të vazhdojë rrugën e nisur me ekipin e ndërtuar prej tij.

Loading...

Lini nje pergjigje