Filloi Festivali Foklorik Ndërkombëtar në Përmet

0
116

 

Festivali Folklorik Ndërkombëtar “Përmeti Multikulturor 2016” dje ka hapur edicionin e tij të 14­të. Festivali Folklorik Ndërkombëtar “Përmeti Multikulturor 2016” është e vetmja veprimtari kulturore artistike e cila përfshinë folklorin e minoriteteve dhe etnive që bashkëjetojnë në Shqipëri. Festivali do të mbahet deri në datën 24 qershor. Përmeti është zgjedhur pasi është qyteti që ka përzierje kulturore, ku bashkëjetojnë e ballafaqohen kulturat e etnive të ndryshme si vendlindja e mjeshtrave të këngës popullore si Laver Bariu, Mentor Xhemali, Remzi Lela, etj. Kjo edhe me qëllim për të inkurajuar turizmin kulturor dhe promovuar ekoturizmin e qytetit të Përmetit. Në këtë edicion i është kushtuar më shumë vëmendje promovimit të kësaj trashëgimie nga moshat e reja, pjesëtarë të grupeve koreografike të shoqatave kulturore që janë anëtarë të CIOFF­it duke promovuar me më shumë elegancë vallet dhe këngët popullore të hapësirës sonë kombëtare. Në ditët e këtij festivali do ketë ekspozita, promovime librash për trashëgiminë kulturore, vizita në vende monument kulture, si kisha, ura, kanione, etj. të cilat do të promovojnë këto monumente kulturore të zonës tek artistët pjesmarrës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here