Dilema/ De Biasi të rrijë apo të iki

0
140

 

 

Edhe pse Xhani De Biazi ka bërë të ditur se do të qëndrojë në drejtimin e përfaqësueses shqiptare, ai vazhdon të marrë oferta të shumta, disa prej të cilave vlerësohen si “tunduese”.

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, mes tyre spikat një e veçantë prej përfaqësueses së Ukrainës. Drejtuesit e Federatës së këtij vendi mendojnë se Andrei Shevçenko nuk është ende gati të marrë drejtimin e kombëtares dhe janë gati t’ia besojnë De Biazit dhe stafit të tij për eliminatoret e Botërorit 2018.

Gazeta italiane bën të ditur se përveç kësaj ofertë, trajneri ka marrë disa me shifra të larta ekonomike nga kampionati kinez. Njëkohësisht, për të interesohen klube gjermane, angleze dhe zvicerane, gjë që bën përsëri të pasigurt qëndrimin e mëtejshëm të De Biazit në drejtimin e kuqezinjve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here