Dekreti/ Përplasje mes Ruçit dhe Palokës për ligjin e sigurisë

0

 

Loading...

PS ka kërkuar që të hiqet nga rendi i ditës së sotme dekreti për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit “Për masat shtesë të sigurisë publike”. Në emër të grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi duke vlerësuar këtë ligj tha se duhet ti jepet kohë grupeve parlamentare që të shqyrtojnë me vëmendje vërejtjet që ka bërë Presidenti.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i PD. Edi Paloka tha se e vetmja arsye që kërkohet heqja nga rendi i ditës është sepse PS nuk ka votat për ta miratuar këtë dekret.

Ruçi: Në emër të grupit parlamentar të PS kërkoj që të dalë nga axhenda e ditës së sotme me qëllim që grupet parlamentare ti shqyrtojnë më vëmendje edhe vërejtjet që ka bërë Presidenti dhe me qëllimin e mirë që ligji të miratohet në një moment të dytë. Prandaj kërkoj daljen nga axhenda e ditës së sotme dhe ta shqyrtojmë në javët që vijnë.

Paloka: Është bërë e zakonshme që flasin ndryshe dhe mendojnë ndryshe, parqesin gjerat sic na leverdis pa u afruar me të vërtetën. Nëse ishin kaq të interesuar duhet ta kishin votuar sot dekretin. E vetmja arsye që duan ta heqin nga rendi nuk janë asnjë nga fjalët që tha Ruçi, por sepse nuk ka votat për që ta kalojë. Por sa herë nuk ka votat zoti Ruçi Parlamenti nuk mund të kthehet në lolo të dëshirave dhe të synimeve të grupit socialist. ne jemi kundër hreqjen së dekrsëtit nga rendi i ditës.

Loading...

Lini nje pergjigje