Daily Mail: Shqipëria në top 10 vendet e paraqituar më mirë në Euro 2016

0
169

Mediat më të rëndësishme ndërkombëtare vazhdojnë të thurin elozhe për paraqitjen e Shqipërisë në Euro 2016. Pas përfundimit të fazës së grupeve prestigjozja britanike Daily Mail, i ka bërë një analizë të detajuar ecurisë së deritanishme të të gjitha skuadrave që kanë marrë pjesë në Euro 2016-të. Gazeta angleze i ka vlerësuar me nga një notë paraqitjet e ekipeve përfaqësuese, teksa me notën A me yll që është edhe më e larta ka vlerësuar paraqitet e dy skuadrave, Kroacisë dhe Islandës. Me notën A janë vlerësuar kombëtare të tilla si Hungaria e Irlanda e Veriut që bënë suprizën duke u kualifikuar për më tej në dy grupe shumë të vështira sic ishin ata F dhe C. Uellsi që e mbylli grupin B në vendin e parë duke lënë pas Anglinë është vlerësuar me notën A-, ndërsa Italia e Polonia me B+. Shqipëria ndërkohë sëbashku me Gjermaninë e Sllovakinë janë vlerësuar nga Daily Mail me notën B. Në analizën e saj dedikuarpërfaqësueses kuqezi e përditshmja britanike shkruan: “Një prej dy humbëseve të pafata që e mbylli fazën e grupeve në vendin e tretë dhe nuk ja doli të kualifikohej për më tej. Shqipëria i tejkaloi të gjitha pritshmëritë edhe pse nuk mundi të avanconte më tej. Kuqezinjtë ishin impresionues në ndeshjen ndaj Zvicrës edhe pse luajtën për pjesën më të madhe të kohës me një lojtar më pak. Ndaj Francës Shqipëria rezistoi për 90 minuta duke u ndëshkuar vetëm në fund. Fitoi ndaj Rumanisë duke mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit. Një turne i mirë nga i cili mund të ndërtohet e ardhmja. Nota B”. Me këto fjalë Daily Mail e cilëson më shumë sesa pozitiv europianin e Shqipërisë, duke vlerësuar në maksimum kombëtaren kuqezi. Të gjitha kombëtaret e tjera janë vlerësuar me një notë më ulët nga gazeta britanike. Tre skuadrat që janë paraqitur më dobët sipas Daily Mail janë Austria, Rusia e Ukraina

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here