Largimi nga Euro 2016, lojtarët “tundin” tifozët me komente emocionuese (FOTO)

0
129

Unë jam shumë krenar që jam pjesë e Kombëtares Shqipetare, ne nuk e merituam që të eliminohemi, Ne kemi dhënë gjithçka nga vetja 90 minuta lojë por ndikon edhe fati. O sa mirë me qenë SHQIPTAR”,-shkruan Burim Kukeli në profilin e tij në “Facebook”.

Ndërsa Amir Abrashi ka tha më herët se dha gjithçka për Kombëtaren, por kjo nuk mjaftoi të kalonim grupin. “Ishte nder dhe krenari për mua ta përfaqësoj popullin tim në kampionatin evropian. Faleminderit shqiptarë”,-thotë ai në profilin e tij.

Kapiteni i kuqezinjve në dy ndeshjet e fundit, Ansi Agolli, zgjodhi foton e Andi Lilës duke festuar pas fitores ndaj Rumanisë, për të ilustruar mundin dhe suksesin e tyre në “Francë 2016”.

“E gjithë kjo aventurë e magjishme përmblidhet në këtë foto, pikërisht në fytyrën e mikut tim Andi Lila! Punë, sakrificë, vuajtje, emocion, fitore! Tifozë, ju falënderoj nga zemra për përkrahjen! Jeni adrenalina jonë!”,-thotë Agolli në “Facebook.

Shqipëria  mësoi lajmin e hidhur të eliminimit nga turneu më i madh i futbollit në Europë pasditen e së mërkurës, pas përfundimit të ndeshjes mes Hungarisë dhe Portugalisë (3-3).

Barazimi në këtë sfidë çoi në eliminimin e Shqipërisë, pasi kuqezinjve u duhej një fitore e hungarezëve, për të shpresuar më tej për rezultatet e Grupit E.

 

 

https://www.instagram.com/p/BG93umkSdwW/

Untitled-153-470x588

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here