Ja kur kthehet Kombëtarja nga Franca ?!

0

Kombëtarja shqiptare tashmë zyrtarisht ka mbyllur Evropianin e parë të saj dhe e ka prerë biletën e kthimit. Barazimi i hungarezëve 3-3 ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos ka shuar të gjitha shpresat që të luajmë të paktën edhe një ndeshje tjetër. Kryeministri Rama, gjatë inspektimit të punimeve të stadiumit të ri kombëtar, tha se në rast se Shqipëria nuk arrin të kualifikohet në turin e ardhshëm, atëherë lojtarët do të kthehen në Tiranë të enjten rreth orës 17:00. Nëse nuk do të ketë një kthesë rrënjësore dhe të mirëseardhur të fatit, kombëtarja nesër rreth orës 17:00 do të zbarkojë në atdhe dhe ne jemi të gjithë mëse të lumtur që ta mirëpresim duke ftuar të gjithë dashamirësit e kombëtares që e kanë të mundur të na bashkohen”, u shpreh Rama. E sigurisht pritet që për djemtë e Kombëtares të ketë një festë të madhe

Lini nje pergjigje