Egjiptiani rrëmben anijen: 70 mijë euro ose i fundosa marinarët shqiptarë

0
141

Në datë 18 qershor 2016, kapiteni i motopeshkatores Dhimitër Malja, 54 vjeç, ka paraqitur kërkesën për nisje të mjetit lundrues për peshkim së bashku me 2 marinarë, shtetasin Luan Mema 56 vjeç nga Durrësi dhe shtetasin egjiptian Adel Mohamed Sallam, 30 vjeç.

Motopeshkatorja “Çelepia 2” është në pronësi të shtetasit Murat Çelepia.

 

Punonjësit e Policisë sipas procedurave standarde ushtruan kontroll në bord dhe pasi u konstatua gjithçka në rregull në orën 14:30 të datës 18 qershor, iu dha leja për nisjen për gjueti në ujërat e brendshme territoriale.

 

Në orën 24:00 të datës 21 qershor 2016, pronari i anijes “Çelepia 2”, Murat Çelepia u paraqit pranë Policisë Kufitare në Durrës, ku ka deklaruar se ka humbur kontaktet me motopeshkatoren.

Policia Kufitare ka nxjerrë menjëherë në patrullim mjetin lundrues. Megjithë kontrollin me radar dhe thirrjeve të vazhdueshme në kanalin e komunikimit, nuk është bërë e mundur gjetja fizike e motopeshkatores. Të gjitha veprimet e Policisë Kufitare janë koordinuar me Rojen Bregdetare. Trupa Detare e Forcave të Armatosura nisën në mënyrë të menjëhershme operacionin e kërkim-shpëtimit. Në datë 22 qershor 2016 rreth orës 10:00 shtetasi egjiptian Adel Mohamed Sallam ka marrë në telefon bashkëkombasin e vet shtetasin egjiptian R. A., 53 vjeç, i cili punon në Portin Detar Durrës duke i thënë se motopeshkatorja ndodhet në afërsi të Aleksandrisë në Egjipt. Ai kërkon 70 mijë euro duke kërcënuar se do të fundosë anijen së bashku me 2 marinarët shqiptarë. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Kapiteneria e Portit të Durrësit ka njoftuar se është gjetur njëra nga anijet që u raportua e zhdukur. Bëhet fjalë për anijen ‘Qamili’ e cila është lokalizuar pranë Shëngjinit. Raportohet se kjo anije ka pasur probleme me sinjalin e radios që në nisje. Anija tjetër lokalizohet në ujërat ndërkombëtare. Lajmin e ka dhënë kapiteneria, pas një telefonate me një nga pjesëtarët e ekuipazhit të saj. Mësohet se ka qenë një egjiptian që ka telefonuar kapitenerinë dhe ka njoftuar se anija ndodhet në ujërat ndërkombëtare. Policia dyshon njëri nga marinarët në anije, ai egjiptian, i identifikuar si Muhamed Salam, ka devijuar lëvizjen dhe e ka rrëmbyer atë për shkak të një borxhi që i kishte pronari. Kjo eshte nje nga pistat ku po hetohet, ende e pakonfirmuiar zyrtarisht nga policia.

Burimet nga Porti i Durrësit bëjnë me dije se anijet me emrat ‘Çelepia’ dhe ‘Qamili’ janë të flotës së peshkimit të Durrësit. Ato kanë qenë me ekuipazh të plotë me nga 3-4 persona brenda. Kapiteneria thotë se që prej pasdites së djeshme anijet nuk kanë pasur më asnjë komunikim me radio me autoritetet portuale. Teksa ka folur për mediat, Lulzim Mema, babai i Luan Memës, motorist i anijes “Celepia”, tha: “Kanë pesë ditë që anijet kanë dalë në det. I bëj thirrje shtetit të gjejë anijet, jemi të shqetësuar”.panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here