Skandali me kopshtin, Boçi: Sipas ministrisë dhuna është ushtruar “pa licencë”

0
128

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka reaguar ndaj skandalit të dhunimit të një fëmije 3 vjeç në një kopsht privat dhe deklaratave të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit se ky institucion ishte i palicencuar. Boçi akuzon qeverinë dhe MAS për situatës fantazmagorike dhe të degraduar arsimore të instaluar këto 3 vite.

DEKLARATA E BOÇIT

Kopsht “fantazmë” na doli kopshti ku u dhunua fëmija në mes të Tiranës! Në një situatë fantazmagorike dhe të degraduar arsimore të instaluar këto tre vite, kjo duket si deklaratë e saktë në fakt. Pa licencë…u tha më tej…! Këta nuk po lejnë ambulant e vrima-kioska pa i gjobitur me lekë nën dorë pse s’kanë licenca dhe i paska shpëtuar një kopsht!? Sikur të ishte garsoniere! Sipas deklaratave të ministrisë dhuna është ushtruar “pa licencë”. D.m.th i bie që administratorja s’ka shkelur ndonjë ligj, sepse institucioni dhe ajo vetë janë jashtë ligjit!? Justifikime banale “të modës së fundit”. Komedi e gjeneratës tjetër i thonë kësaj pune! Dhunë të vërtetë ministria quan atë “me licencë”, atë që ka kohë që është instaluar në institucionet arsimore dhe për të cilat ajo “nuk e vë ujin në zjarr”: goditje me shkop, me karrige e ndonjë pistoletë “tek-tuk”!!! Këta rrahën dhe gjoksin para tre viteve: që nuk do të linin institucion arsimor privat në këmbë, i cili nuk do të plotësonte standardet e jo më pa licencë!!! Prit tani kur të thonë që kopshti quhej “Vitrina”!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here