Mjekët: STOP me selfie, ju shkaktojnë rrudha

0
207

Të realizosh shumë “selfie” mund të shkaktojë rrudha dhe shenja në fytyrë. Ky pohim vjen nga ekspertët dermatologë, të cilët kanë  thënë se ekspozimi në mënyrë të rregullt i fytyrës në rrezatimin elektromagnetik të telefonit, mund të dëmtojë lëkurën dhe të përshpejtojë plakjen.

Madje, disa mjekë pretendojnë së mund të zbulojnë edhe se me cilën dorë përdoruesi mban telefonin kur bën “selfie”, pasi ajo do të kuptohej nga njëra anë e fytyrës, që supozohet  të jetë më e dëmtuar.

Ky lajm u përforcua edhe dje në Londër, gjatë një Konference për “Estetikën  e Fytyrës”, në të cilën ekspertë të shumtë iu bashkuan mendimit se drita blu e pranishme tek të gjithë smartphone-t, nxit rrudhat në mënyrë  të ndjeshme.

Ky problem nuk është dokumentuar, por mjekët kanë këmbëngulur se valët magnetike të telefonave që vendosen përballë fytyrës, dëmtojnë lëkurën në një mënyrë të ngjashme më ekspozimin ndaj diellit.

Ndërkohë, Doktor Simon Zokaie, Drejtor Mjekësor i Klinikës “Skin Linia” ka thënë : “Ata që bëjnë më shumë selfie duhet të shqetësohen, pasi rrudhat dhe plakja janë vënë pas jush. Kam parë shume blogere dhe vajza që bëjnë rregullisht selfie, që kanë ardhur tek unë dhe nuk kuptojnë arsyen se përse janë shtuar rrudhat në fytyrën e tyre”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here