Edukatoret e Anjeza Shabanit: Kishim frikë të denonconim

0

Edukatoret e kopshtit “Dren”, ku u dhunua një tre-vjeçar nga administratorja Anjeza Shabani, gjatë marrjes në pyetje, kanë pranuar dhunën e saj ndaj fëmijëve.

Loading...

Ende nuk është vendosur, se çfarë qëndrimi do të mbahet për edukatoret e këtij kopshti, të cilët kanë parë dhunën e shefes së tyre dhe nuk e kanë denoncuar, shkruan ABC News. Të pyetur për këtë fakt, ato janë shprehur se kishin frikë të denonconin pasi do largoheshin nga puna. Veç administratores dhe edukatoreve të kopshtit, policia ka marrë në pyetje edhe prindërit e fëmijës 3 vjeç, të cilët kanë treguar dhunën fizike që administratorja ushtronte ndaj fëmijës së tyre. Për këtë dhunë, mësohet se policia i ka vënë në dispozicion një vendim ekspertimi prindërve të fëmijës 3 vjeç, duke i kërkuar ta dërgonin pranë Mjekësisë Ligjore për të kryer ekzaminimin e dëmtimeve në trupin e fëmijës së vogël. Përgjigja e këtij ekspertimi, mësohet se do të përdoret nga prokurorët për ti kërkuar gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për administratoren e kopshtit Anjeza Shabani.

Për llogari të këtij hetimi, mësohet se prokurorët kanë urdhëruar sekuestrimin e pamjeve bruto të filmuara nga kamerat e emisionit investigative “STOP” në TV KLAN, pamje të cilat do të administrohen me cilësinë e provës materiale. Sipas këtyre pamjeve, të transmetuara në emisionin e mbrëmjes së hënë, shfaqet administratorja e kopshtit Shabani duke dhunuar fëmijën 3 vjeç.

Mbi Shabanin rëndojnë dy akuza për momentin, ajo e shpërdorimit të detyrës dhe keqtrajtimit të të miturve, dhe rrezikon një dënim deri në 7 vjet burg.

Ndërkohë, në ditët në vazhdim, pritet edhe ngritja e akuzave të tjera pasi kopshti funksiononte pa dokumentacionin përkatës.

Loading...

Lini nje pergjigje