Cikalleshi flet për pritjen me ankth, ja cfarë flasim cdo natë me futbollistët?!

0

Futbollistët e Kombëtares nuk e fshehin ankthin që kanë për ndeshjet e fundit që luhen në grupe.

Fitorja e kuqezinjve ndaj Rumanisë hapi shanset për një kualifikim të mundshëm për në 1/8 dhe futbollistët e Kombëtares janë duke ndjekur çdo ndeshje nga Franca për të mësuar nëse do të kenë fatin për një tjetër ndeshje historike në finalet e një Europiani.

“Pritja duhet parë në dy këndvështrime. Në anën pozitive, sepse po presim diçka madhore si kalimi i grupit. Është një arritje e madhe dhe shpresojmë të kemi një fund të lumtur. Por, kjo ka edhe anën negative, pasi jemi në tension, çdo natë flasim me lojtarët e tjerë si mund të kualifikoheshim”,-tha Sokol Cikalleshi sipas “Supersport”.

Sulmuesi u shpreh i zhgënjyer nga ndeshja e fundit e Anglisë, takim nga i cili Shqipëria priste një fitore ndaj Sllovakisë, por rezultati final ishte 0 me 0.

“Në çdo moment kur ulemi. Edhe dje po ndiqnim ndeshjen e Anglisë, kur Vardi me shokë shpërdoronin rastet. Një shans e humbëm, por ka ndeshje të tjera. Është situatë e sikletshme, por po e presim me kënaqësi.”,-tha Cikalleshi.

Duke folur për mosaktivizimin e tij në tri ndeshjet e para, Cikalleshi u shpreh se kjo është në dorë të trajnerit, ndërsa vlerësoi edhe formën e treguar nga Sadiku në këtë Europian: “Të jesh sulmues i Kombëtares ëhstë nder dhe privilegj. Ai vend nuk ishte pronë e imja. Me paraqitjet në çdo ndeshje, çdo lojtarë mund të luajë. Paraqitjet e Sadikut kanë qenë të mira dhe trajneri e ka menduar se ai ishte zgjedhja më e mirë për ekipin dhe unë e pranoj.”

 

Lini nje pergjigje