Trafik prostitucioni në Itali, 2 shqiptarë dhe një ukrainase vihen në pranga

0

Policia italiane e qytetit të Torinos ka arrestuar sot 3 persona, dy shqiptarë të moshës 37 e 29 vjeç e shtetasen ukrainase Tatjana Pirozhenko, 37 vjeç,  të gjithë anëtarë të një bande që merrej me trafikun ilegal të prostitucionit.

Kjo bandë e drejtuar nga dy shqiptarët sillte nga Ukraina në Itali vajza me nevoja ekonomike, duke u paguar atyre udhëtimin, pasaportën, lejet e qëndrimit, madje duke organizuar shumë herë dhe martesa të kombinuara me qëllim përfitimin e një leje qëndrimi afatgjatë.

Policia e Torinos ka mundur të identifikoj 9 vajza të shfrytëzuara nga kjo bandë, të cilat ushtronin aktivitetin e prostitucionit në disa apartamente në zonën Mirafiori në jug të qytetit.

Shtetasja ukrainase Tatjana Pirozhenko, luante rolin e ndërmjetëses mes shqiptarëve dhe vajzave të sjella nga Ukraina. Në një nga përgjimet telefonike të policisë italiane gjatë një bisede me shqiptarët, Tatjana Pirozhenko, do të shprehej “mos u merakosni nëse vajzat janë të shëmtuara me pak truk e veshje do t’i sistemoj siç duhet.”

Hetimet e Policisë së Torinos kanë nisur më vitin 2015 pas arrestimit të 3 anëtarëve t tjerë të kësaj bande

Lini nje pergjigje