• Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Top Bar Navigation
Gazeta Standard Online
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra
No Result
View All Result
Gazeta Standard Online
No Result
View All Result
Home Kryesore

Sot dita botërore e refugjatëve, Grandi: Nuk kalon një ditë pa tragjedi

20 June, 2016
in Kryesore
0
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

LexoEdhe

Zyrtari kryesor italian i frikësohet Mafias shqiptare: E fortë, e egër dhe aleate me Ndrangheta-n…

Media Austriake në qendër të shkrimeve Shqipërinë. Shumë arsye për të protestuar kundër Ramës…

Vendimi i papritur nga Basha: E mora mesazhin tuaj dje në protestë, do djegim mandatet…

UNHCR-ja shënon sot Ditën Botërore të Refugjatëve që të nxjerrë në pah guximin dhe kurajën e familjeve që largohen të detyruar nga lufta apo persekutimi. Çdo vit, UNHCR është përpjekur të gjejë një dritëz shprese në statistikat globale, të publikojë për të treguar se bota arrin të gjejë zgjidhje të qëndrueshme për të ndihmuar e shëruar traumat e refugjatëve të pësuara çdo ditë. Por këtë vit shenjat shpresëdhënëse janë të vështirë për tu gjetur. Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët- Filippo Grandi pikërisht në këtë ditë deklaron: Për shkak të numrit, kompleksitetit dhe natyra e zgjatur e konflikteve të sotme, zhvendosja e detyruar, me forcë, sot ka arritur nivele të papara që nga krijimi i OKB-së. Aktualisht, janë në fakt shumë më tepër se 60 milionë njerëz të shpërngulur në mbarë botën. Nuk kalon një ditë pa një tragjedi të re të refugjatëve, shpallur nëpër media, pa një tragjedi të fëmijëve, nënave, baballarëve që humbasin jetën e tyre, në një përpjekje të dëshpëruar për t’i shpëtuar dhunës. Në këtë sfond tragjik, nivelet shqetësuese të ksenofobisë dhe retorikës përçarëse politike për çështjet e azilit dhe migracionit, janë një kërcënim për marrëveshjet ndërkombëtare që mbrojnë njerëzit e detyruar të largohen nga lufta apo persekutimi. Në vend të një ndarje të drejtë të barrës, ne po shohim kufijtë e mbylljes, në vend të vullnetit politik- ka paraliza politike. Dhe organizatat humanitare, janë të detyruara të vuajnë pasojat duke bërë më të mirën e tyre, duke luftuar për të shpëtuar jetë me buxhete të kufizuara. Megjithatë ka një dritëz shprese. Ndryshe nga fjalimet-politikat, në media shpesh kanë dëshmuar një bujari të madhe komunitetet pritëse, individ dhe familjar të cilët kanë hapur shtëpitë e tyre. Këta njerëz të zakonshëm i shohin refugjatët jo si lypës, konkurrentë në tregun punës, apo terroristë -Por si njerëz, si ju dhe si unë, jeta e të cilëve është ndërprerë-shkatërruar nga lufta. Gjestet e tyre të thjeshta konkrete të solidaritetit përsëriten çdo ditë, në mbarë botën. Për 2016,UNHCR paraqet një pikë kthese për çështjen e refugjatëve. Ndërsa lufta çdo ditë ikën jashtë kontrollit, këtë vit duhet të marrim përgjegjësi kolektive dhe veprime të përbashkëta për t’i dhënë fund konflikteve të cilat detyrojnë njerëzit të largohen dhe gjithashtu të ndihmojmë miliona njerëz, jetët e të cilëve janë shkatërruar nga kjo dhunë. Udhëheqësit botërorë nuk mund të mbeten pasiv për kaq shumë jetë të humbura kot. Ne duhet të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme për të ndihmuar refugjatët. Mënyra humane-dinjitoze për mjete udhëtimi, pa rrezikuar jetën e tyre apo të familjeve të tyre, duke iu drejtuar kontrabandistëve të paskrupullt, në një përpjekje për të arritur sigurinë. Një takim historik i nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për lëvizjet masive të refugjatëve dhe emigrantëve, do na vër në provë më 19 shtator. Qeveritë e të njëjtit nivel do të marrin të reja angazhime për ndarjen e përgjegjësive, për të ndihmuar refugjatët në frymën e solidaritetit global, në përputhje me parimet themelore të ligjit ndërkombëtar për refugjatët. Ata gjithashtu do angazhohen që të kontribuojnë në mënyrë të barabartë për të ndihmuar njerëzit e çrrënjosur nga shtëpitë e tyre, të cilët kanë humbur çdo gjë, pa kryer asnjë faj! Në këtë Ditë Botërore të Refugjatëve dhe çdo ditë, UNHCR mbështet “WithRefugees” – dhe më 19 shtator, ne duam që bota të jetë me ne. Me ju në anën tonë, ne mund të përpiqemi për të bërë të qartë udhëheqësve botërorë se ata duhet të veprojnë.BW

ShareTweetPin
Previous Post

Momenti kur Pogba ia shqyen fanellën Xhakës (Video)

Next Post

Ja arsyeja përse Sadiku nuk e ndau me tifozët gëzimin e golit, por me stafin

linda

linda

Next Post

Ja arsyeja përse Sadiku nuk e ndau me tifozët gëzimin e golit, por me stafin

Discussion about this post

SONDAZHI

[democracy id="18"]

Lajmet e fundit

Show Biz

Ish-zëdhënësja e PD përjeton ditët me të lumtura të jetës, ja lajmi i bukur…

by redaktori
17 February, 2019
0

Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, është bërë nënë për herë të dytë teksa lajmin e shtatzanisë Laura për gjithë...

Read more

E turpshme/ Policia arreston 80 vjeçarin që mori pjesë në protestë…

17 February, 2019

Zyrtari kryesor italian i frikësohet Mafias shqiptare: E fortë, e egër dhe aleate me Ndrangheta-n…

17 February, 2019

Të bësh burg për këpurdhën toksike të Ramës?!

17 February, 2019
Kryeministri Edi Rama, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar per disa ndryshime ne ligjin “Per pensionet shteterore suplementare te punonjesve te universiteteve dhe institucioneve te tjera kerkimore”./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

Dackë e merituar / Rama nuk lejohet të flasë në Kuvendin e Kosovës…

17 February, 2019
  • Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Footer Navigation

© 2018 Instant.al Digital Agency -

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra

© 2018 Instant.al Digital Agency -