Shipëria, jehonë në mediat e huaja

0
143

Shqipëria ka arritur të sigurojë ndaj Rumanisë fitoren e parë në një Kampionat Evropian.

Fitorja 1-0 me gol të Sadikut, u jep kuqezinjve shpresë dhe për një kalim të mundshëm në fazën 1/16.

Mediat ndërkombëtare kanë vënë në pah fitoren e parë dhe eliminimin e Rumanisë, pasi bëhet kështu ekipi i parë që bën valixhet gati.

“Shqipëria eliminon Rumaninë” shkruan “France Football”. Gazeta e njohur franceze nënvizon se Shqipëria reagoi pas dy humbjesh me Zvicrën dhe Francën.

“Shqipëria fiton, Sadiku në histori” shkruan “L’Equip”. Sulmuesi i Vaduz është bërë lojtari i parë kuqezi që shënon një gol në fazën finale të një Kampionati Evropian.

“Shqipëria merr fitore historike”, raporton “The Guardian” dhe shton “tashmë kualifikimin për në fazën e eliminimeve do të varet nga rezultat e ekipeve të tjera”.

“Shqipëria në festë! Marrin fitoren e parë në Evropian”, është titulli i “Bild” për fitoren e kuqezinjve.

Kurse “Gazzetta dello Sport” shkruan: “Rumani-Shqipëri 0-1, vendos Sadiku. De Biazi shpreson për një raund të dytë”.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here