Lustra e shkretëtirës

0
128

Shkëmbinjtë e shkretëtirës janë zakonisht të veshur me një substancë të hollë që varion në ngjyrë nga portokallia, tek e zeza. Njerëzit e lashtë në të gjithë botën bënin pietroglife duke ia hequr këtë “lustër” shkretëtirës. Megjithatë, pavarësisht ekzistencës së saj të përhapur në të gjithë globin, formimi i kësaj lustre të shkretëtirës ka mbetur pa shpjegim. Ajo është e përbërë kryesisht nga argjila. Afro një e treta përbëhet nga hekuri dhe magnezi, që ofrojnë të dyja edhe ngjyrën, edhe misterin. Në mënyrë të vecantë magnezi mund të jetë me një përqëndrim rreth 50 herë më të lartë tek lustra se sa në ambientet rrethues. Eksperimentet laboratorikë kanë treguar se mikrko-organizmat mund të përqëndrojnë këta elemente. Megjithatë, bakteria do e formonte substancën me një ritëm shumë më të shpejtë nga sa formohet lustra, e cila zakonisht ka trashësinë e flokut të njeriut, dhe e arrin këtë trashësi cdo 1000 vite. Disa studiues besojnë se substanca rrjedh nga shkëmbi ose shkaktohet prej pluhurit që bie nga qielli, pasi ka shumë silicë për të menduar për një shpjegim biologjik. Të tjerë besojnë se hekuri dhe magnezi kërkojnë jetë. Një sugjerim i kohëve të fundit është se ajo mund të prodhohet prej mikro-organizmave që kanë një lloj biokimie krejtësisht të huaj, pothuajse aliene. Kjo biosferë hije mund të ketë patur një tjetër origjinë të jetës nga paraardhësit e të gjithë specieve që ne njohim, ndoshta një lloj jete të bazuar tek silikoni dhe jo tek karboni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here