La Repubblica/ “Tre milionë shqiptarë kanë një idhull të ri: Quhet Gianni De Biasi” (FOTO)

0

Gazeta italiane “La Repubblica” i ka kushtuar një shkrim të veçantë trajnerit të kuqezinjve, të cilin e ka nisur me fjalët: “Tre milionë shqiptarë kanë një idhull të ri: Quhet Gianni De Biasi”.

Loading...

Falë tij, kombëtarja shqiptare e futbollit shënoi golin e parë dhe fitoren e parë në një kampionat europian. Goli i Armando Sadikut vulosi fitoren ndaj Rumanisë dhe tashmë duke shpresuar në disa kombinime rezultatesh, Shqipëria ka ende shanse për tu kualifikuar në 1/8.

Gianni De Biasi është 60 vjeç, në fakt i mbushi pak ditë më parë, më 16 qershor.

“Djemtë më bënë një dhuratë të bukur, por do të më kishte pëlqyer shumë edhe një dhuratë një ditë më parë, kur luajtëm kundër Francës.

Humbëm në minutën e fundit, por performanca jonë ishte e jashtëzakonshme. Kundër Rumanisë pashë skuadrën që dëshiroj, e përqëndruar në pikën e duhur. Shfrytëzuam rastet kur duhej dhe u mbrojtëm me rregull.”- u shpreh trajneri i kuqezinjve.

Në fjalët e tij ka gëzim, dhe shumë krenari: “Jam entuziast me këtë fitore. Ishim të organizuar, solid në mbrojtje dhe të pamëshirshëm në kundërsulm. Hoqëm nga supet frikërat e ndeshjeve të para. Tani jemi gati për të ardhmen që mund të jetë vazhdimi i Europianit, apo prej shtatorit kualifikimet për Botërorin 2018. Skuadra është gati, tashmë di.”- deklaroi trajneri.

Mbrëmë në stadium ishin rreth 30 mijë tifozë shqiptarë, të apasionuar dhe entuziastë, ndërsa populli shqiptar ishte në festë. Nuk kishin përjetuar kurrë një mbrëmje të tillë në jetën e tyre dhe askush nuk kishte parë një fitore të Shqipërisë kundër Rumanisë.

“Më lejoni të them diçka. Ajo që më bën më të lumtur nga fitorja kundër Rumanisë është se u dhamë gëzim tifozëve tanë. Na ndjekin kudo dhe kur nuk na ndjekin gjejmë shqiptarë në të gjitha vendet e Europës. Nuk na mungon kurrë mbështetja e tyre. Këto tre pikë, të parat për Shqipërinë në një fazë finale të një kampionati, u dedikohen atyre.”- u shpreh De Biasi.

Tashmë Shqipëria pret ndeshjet e fundit të fazës së grupeve. Për tu kualifikuar duhet të jetë një ndër katër skuadrat më të mira që u renditën të tretat në grupe.

Në çdo rast, një gjë është e sigurt, populli shqiptar do t’i jetë mirënjohës Gianni De Biasit, sido që të përfundojë ky Europian.

121210587-883b0cef-7e0a-43fc-b478-95ef12d3f940 121210096-2f8d9d6e-125e-4f0a-bfac-0122e241f572 121209952-a53541b3-55fa-490a-9341-1a05a36bfcfe 121209939-727ddd35-a91d-4213-ba69-e132ba0cde87 121209933-760a0cf6-5a32-4ee7-b6f2-6df1ad61e188 121342320-b5e094de-d15a-4719-8978-8e2588ae6f5d

121342206-ec806857-9937-4de9-b721-ab12ac88d00f

 

Loading...

Lini nje pergjigje