Tramezzani nuk “tradhëton ” Shqipërinë, refuzon ofertën e Zvicrës

0
519

Një kontribut të madh për kombëtaren shqiptare deri në këtë sukses të arritur ka dhënë dhe ai që pak e njohin, Paolo Tramezzani. Krahu i djathtë i teknikut Gianni De Biasi.

Pak ditë më parë, Tramezzani mori një ofertë nga klubi i superligës zvicerane, Lugano, në radhët e së cilës aktivizohet dhe lojtari shqiptar Frederik Veseli. Dhe zërat për një shkëputje të mundshme nga ekipi shqiptar nisën të qarkullonin. Por kjo ofertë është refuzuar nga vetë ndihmësi i De Biasi-t, i cili ka vendosur t’i qëndrojë besnik kuqezinjve.

Në një intervistë për prestigjozen italiane “Gazzetta Dello Sport” Tramezzani u shpreh: “Kam marrë një ofertë të mirë nga Lugano, i falenderoj ata, por ndihem mirë tek Shqipëria. Dua të vazhdojmë projektin që kemi nisur me Gianni De Biasi-n, pasi dua ta shoh këtë skuadër të ecë përapara”.

Paolo refuzoi vendin e trjanerit të parë tek Lugano, për të qëndruar ndihmësi i De Biassi-t tek Shqipëria.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here