Policja franceze “nderon” tifozët shqiptarë

0

Tifozët shqiptarë po ja dalin më së miri të mbështesin ekipin e tyre në rrugët e Francës.

Me sa duket kjo i ka lënë gojëhapur të gjithë, përfshi edhe mediat botërore që i kanë kushtuar një artikull tifozëve të flaktë që brohorisin për ekipin e tyre edhe në humbje.

Në prag të ndeshjesh me Rumaninë, tifozeria kuqezi është zhvendosur në Lion, pikërisht aty ku do zhvillohet sfida në orën 21:00.

E habitur nga mbështetësit shqiptarë duket se ka mbetur edhe një police franceze, që ka ndaluar makinën e policisë, ka zbritur dhe i ka fotografuar.

Lini nje pergjigje