Mediat rumune: E kemi humbur betejën me Shqipërinë

0
166

Mediat rumune po i kushtojnë shumë rëndësi faktit se tifozët shqiptarë do të jenë më të shumtë në numër gjatë ndeshjes së sotme. Portalet kryesore sportive rumune kanë shkruar se që në orët e para të mëngjesit, qyteti është pushtuar nga ngjyrat kuqezi.

“Nëse ndaj Francës e Zvicrës fituam betejën e tifozëve, një gjë e tillë nuk do të ndodhë ndaj Shqipërisë”, shkruan “gsp.ro”, e cila ka përshkruar atmosferën në rrugët e Lionit dhe se si kudo dominojnë ngjyrat kuqezi.”Shqiptarët bëjnë spektakël në rrugët e Lionit”, shkruhej në këtë artikull.

Sipas kësaj gazete, janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes për stadiumin që ka kapacitet prej 60 mijë tifozësh. Ajo parashikon që në stadium të jenë vetëm 10 mijë tifozë rumunë ndërsa 30 mijë tifozë do të jenë të veshur kuqezi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here