Greqi/ Goditet banda e trafikut të drogës, 14 persona në pranga ndër ta 3 shqiptarë dhe 2 femra

0

Një organizatë e trafikut të drogës është shkatërruar nga policia greke, duke çuar në pranga 14 anëtarë të saj, midis të cilëve tre shqiptarë si dhe dy gra.

Loading...

Policia zhvilloi kontrolle në 20 shtëpi në zona të ndryshme të Atikës, si në Ilion, Ano Liosia, Peristeri, Kallithea, Petralona, Kolonos dhe Sepolia.

Grupi bënte manipulime të heroinës, duke i shtuar sasi të mëdha barnash të tjera, çka do të thotë vdekje shumë më të shpejtë për konsumuesit. Mediat greke shkruajnë se në një rast, një kilogram heroinë e trafikuar nga Turqia është manipuluar dhe sasia ka arritur në 7 kg, duke i futur brenda kimikate të ndryshme.

Ky rast cilësohet si ndër më të falsifikuarit çka i ka sjellë përfitime të shumta bandës kriminale.  Policia ka sekuestruar 7 kg heroinë (të falsifikuar), kokainë, hashash, dy makina, peshore precize për drogën si dhe 13,635 euro.

Gjithashtu, janë sekuestruar edhe materiale farmaceutike, 2 500 lekë shqiptare, etj.  Sipas medieve greke, anëtarët e kartelit, grekët dhe shqiptarët përdornin kode të ndryshme në bisedat e tyre për shkak të frikës së përgjimit të telefonave celularë.

Madje, organizata kishte arritur t’i vidhte armën e shërbimit edhe një punonjësi policie.  Karteli ka edhe bashkëpunëtorë të tjerë, 10 prej të cilëve janë nëpër burgje dhe 4 të tjerë janë kërkim.

Loading...

Lini nje pergjigje