Besuam, Fituam… Ja emocionet e para të lojtarëve dhe trajnerit (FOTO)

0
142

“Më e bukura në këtë turne padyshim. Mendoj se kemi përjetuar ditë të bukura në këto katër vite. Por mendoj se sot është një fitore historike që vlerëson skuadrën që ka bërë një ndeshje shumë, shumë të bukur”, tha ai.

“Unë sinqerisht mendoj se si me Zvicrën, ashtu edhe Francën, meritonim më shumë. Mendoj se kemi paguar hyrjen në këtë turne të rëndësishëm, ku skuadrat ishin të një niveli të lartë. Tani jemi mësuar me klimën, skuadra luajti me zgjuarsi në fund dhe nuk rrezikuam shumë me përjashtim të një gjuajtje nga larg.

Mendoj se të gjithë tifozët shqiptarë duhet të jenë shumë të lumtur për punën e skuadrës dhe atë që ka bërë në këtë turne. Kemi treguar se jemi në lartësinë e turneut. Më shumë se një orë me Zvicrën kemi luajtur në sulm dhe bëmë çfarë ishte e mundur.

Kundër Francës e panë të gjithë që Shqipëria e bllokoi Francën deri në minutën e 89. Sot jemi munduar të bëjmë ndeshjen që duhej të bënim dhe e bëmë mirë. Kush ka shkuar në fushë bëri një paraqitje shumë të mirë”.

 

Flet Armando Sadiku, ja kujt ia dedikoj golin

Armando Sadiku do të mbahet mend gjatë në historinë e futbollit shqiptar. Goli që ai shënoi sot në mbrëmje ndaj Rumanisë ishte goli i parë për Shqipërinë në finalet e një Europiani.

 

Pas përfundimit të ndeshjes sulmuesi kuqezi tha se golin ia dedikon shokëve të tij të skuadrës për mbështetjen që i kanë dhënë.

 

“Goli më i bukur që më ka gëzuar më shumë në karrierën time. Nuk e pash as topin që shkoi në rrjetë, vetëm doja të festoja me çunat. Super”,-tha Sadiku për “Supersport”.

Berisha: 5 minutat mu dukën si 50 minuta

Kjo fitore ka ardhur si shkas i atyre dy lojrave te bukura qe kemi realizuar.

kemi dhene te gjithe maksimumin.

minutat shtese mu duken si 50 minuta, por jemi te lumtur.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here