Shtatore gjigande e Car Llazarit në Mitrovicë, paralizohet qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve

0

Shtatore me përmasa gjigande e Car Lazarit do të ngritet më 28 qershor, ditën e Vidovdanit në qendër të veriut të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Loading...

Sipas këtyre burimeve, kjo shtatore që do të jetë ndër të parat për nga madhësia është donacion i Qeverisë së Serbisë dhe ka kushtuar qindra miliona dinarë.

“Shtatorja do të jetë 12 ose 17 metra e lartë dhe do të vendoset tek rrethrrotullimi kryesor në qendër të veriut të Mitrovicës, ndërsa, në seancën e Kuvendit Komunal të veriut të Mitrovicës do të jepet edhe formalisht drita e gjelbër për këtë çështje”, kanë thënë burimet.

Punimet në përgatitjen e vendit ku do të vendoset shtatorja është duke i realizuar kompania VPD ‘Dragobi’ nga Malisheva.

Ndryshe, sheshi i cili është duke u ndërtuar dhe ku do të vendoset kjo shtatore, mban po ashtu emrin e despotit serb ‘Car Llazar’ dhe në vijat vertikale shtrihet deri në urë, nga pjesa veriore e Mitrovicës, me çka përfundimisht ura kryesore e Ibrit do të nxirret jashtë funksionit dhe ajo më nuk do të ketë kurrfarë vlere.

Ndërkaq, në vijat horizontale, ky shesh do të shtrihet nga “Lagjja e Boshnjakëve” e deri tek “Tre rrokaqiejt”, që nënkupton se kjo zonë do të jetë e ndaluar për qarkullim të automjeteve dhe rrjedhimisht do të pamundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve nga jugu në veri dhe anasjelltas.

Loading...

Lini nje pergjigje