Pornostarja – futbollistit rus: 16 orë seks me mua nëse bën 2 gola

0
164

Një yll pornostar i ka ofruar një futbollisti të kombëtares ruse një ofertë të paharrueshme, plot 16 orë seks, nëse ai shënon dy gola në turneun e futbollit, “Euro 2016”.

Alina Eremenko, 26 vjeçe, e njohur më mirë me pseudonimin e saj, “Hennesy”, e ka bërë këtë premtim të pazakontë për sulmuesin Aleksandr Kokorin, 25 vjeç.

“Hennesy” fillimisht tha se Kokorin do të duhet të shënojë deri në pesë gola në “Euro 2016”, për të shkuar me të, por tani ka ulur objektivin për sulmuesin rus.

Kokorin, i cili luan për FC Zenit Shën Petersburg dhe ka qenë i lidhur me një kalim tek Arsenali, shënoi vetëm dy gola gjatë gjithë sezonit 2015-2016.

Ajo tha: “Nëse Kokorin shënon pesë gola, unë i premtoj atij një natë 16-orëshe të gjatë me mua.” Por, ky objektiv ndoshta ishte jorealë, ndaj ajo, më vonë, e ka reduktuar “kufirin” në dy gola. Kokorin ka bërë mbi 35 paraqitje për Rusinë dhe u emërua në skuadrën kombëtare ruse për “Euro 2012”, “Botërorin 2014”, si dhe “Euro 2016”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here