Kuqezinjtë luajnë kartën e fundit kundër Rumanisë të dielën

0

Dy ndeshjet e parë në këtë Evropian për Shqipërinë rezultuan fatale sepse nuk arritën që të merrnin asnjë pikë, edhe pse fusha tregoi të kundërtën dhe u aprovua nga shumë specialistë futbolli. Në të dyja ndeshjet kuqezinjtë bënë një lojë e cila ishte tepër e mirë dhe për tu pasur zili. Të besuarit e Gianni de Biassit edhe pse i zbatuan urdhrat për të luajtur ashtu siç duhet dhe dhanë shpirtin në fushë përsëri nuk arritën që ti bënin dhuratë për ditëlindjen trajnerit të tyre. De Biassi i cili mbushi 60 vjeç nuk festoi dot me një fitore por shpreson që ta marrë fitoren në ndeshjen me Rumaninë. Shqipëria pas dy sfidash më Zvicrën dhe Francën e sheh veten në vend të fundit me 0 pikë. Edhe pse nuk asnjë pikë përsëri shpresat për kuqezinjtë nuk janë shuar, me rregulloren e re të UEFA-s pas zgjerimit të skuadrave pjesëmarrëse në 24 dhe kualifikim për fazën e mëtejshme të 16 prej tyre, Shqipëria mund të kaloj fazën si një nga të tretat më të mira. Ndesha e fundit me Rumaninë është shumë e rëndësishme sepse nga kjo ndeshje varen shpresat për kualifikim. Në këtë ndeshje Shqipërisë i duhet vetëm fitorja, dhe lojtarët kuqezi janë të vendosur për ta marrë atë. Në deklaratë pas ndeshjes me Francën edhe pse të mërzitur lojtarët u shprehën se nuk jemi larguar akoma nga ky kampionat.  Përgatitjet për këtë ndeshje kanë filluar dhe pritet vetëm rënia e bilbilit nga arbitri për të parë e cila do të triumfojë.  Formacioni i de Biassit në këtë ndeshje shkon ka Kukelin, por është rikthyer kapiteni Lorik Cana. Në kapin e Rumunëve do të këtë mungesa të rëndësishme dhe përveç tyre ka edhe konflikte të brendshme për arsye të rezultateve të fundit.  Të gjitha këto mangësi për Rumaninë janë në favor të Shqipërisë edhe pse nuk shihet si favorite nga statistikat, por çdo gjë do të shihet nesër.

Loading...

 

Skenarët e mundshëm

 

Shqipëria nga kjo ndeshje do vetëm fitoren për të shpresuar për një kualifikim. Por nëse del barazim ose humbet atëherë çdo shans humbet dhe çdo gjë kalon në favor të Rumanisë. Fitorja e ngjit në vendin e tretë të grupit në pritje për të parë rezultatet e grupeve të tjera. Nëse rezultati përfundimtar do të jetë 1-0, 2-0, 3-0 në favor të Shqipërisë përsëri shanset janë të pakta për shkak të golavarazhit që ka nga dy ndeshjet e para, sepse Shqipëria futet në këtë ndeshje me -3 gola.  Por jo gjithçka është në dorë të kuqezinjve sepse kualifikim varet më shumë nga rezultatet e ndeshjeve të gupeve të tjera. Që kuqezinjtë  të jetë një nga 4 më të mirat e  vendeve të treta duhet që ndeshjet në grupe te tjera të fitohen nga skuadrat e vendeve të para dhe të dyta.

Grupi B

Në grupin B kryeson Anglia me 4 pikë dhe me nga 3 pikë Uellsi dhe Sllovakia dhe Rusia me 1 pikë në vendin e fundit.  Në këtë grup është dhe një ndeshje për të zhvilluar. Që kombëtarja kuqezi të ketë shanse për më tej duhet që Anglia të fitoj dhe ndeshjen e fundit me rezultat të thellë kundër Sllovakisë dhe Uellsi të fitoj me Rusinë.

Grupi C

Në  grupin C Gjermania dhe Polonia kryesojnë me 4 pikë të ndjekura nga Irlanda e Veriut me 3 dhe Ukraina 0 pikë. Që Shqipëria të ketë shanse duhet që Polonia dhe Gjermania të fitojnë në ndeshjen e fundit të tyre me rezultate sa më të thella.

Grupi D

Spanja dhe Kroacia kanë arritur nga në fitore në ndeshjet e para dhe këto rezultate duhet që të vazhdojnë edhe në ndeshjet e tjera për të pasur një vend të tretë me sa më pak pikë në këtë grup që të ketë shanse për kuqezinjtë.

Grupi E

Ky grup kryesohet nga Italia me 6  pikë e cila ndiqet nga Suedia dhe Irlanda me nga një pikë dhe Belgjika me një ndeshje të luajtur me 0 pikë. Nëse ndeshjet e mbetura në këtë grup do të dalin të gjitha barazim atëherë shanset e kombëtares Shqiptare janë shumë të mëdha në rast fitoreje të saj.

Grupi F

Edhe ky grup ka luajtur vetëm nga një ndeshje dhe rezultatet e para janë shumë të ndërlikuara, por nëse Hungari do të fitoj përsëri dhe Portugalia të vazhdoj me barazime, Shqipëria me këto rezultate është shumë e kënaqur në pozita që kanë.

Këto janë skenarët për të cilat Shqipëria duhet të shpresoj që të këtë nj vend të sigurt ë të tretat më të mira, por çdo gjë varet nëse kuqezinjtë arrijnë të marrin tre pikë në ndeshjen e fundit.

Loading...

Lini nje pergjigje