Dan Seddiqui 50 punë brenda 50 javëve

0
150

SHBA mund te behet nje pike referimi per te rinjte qe kerkojne pune. Dan Seddiqui ka kryer 50 pune ne po aq shtete amerikane gjate 50 javeve. Ish-analisti financiar kishte nje borxh prej 150 mije dollaresh, pasi realizoi masterin e Ekonomise ne Universitet.

I mbetur pa para dhe shtepi,Dani 27-vjecar u kurua nga nje pisikolog (i paguar nga prinderit) dhe pastaj vendosi te reagoje, duke luftuar krizen globale dhe borxhin personal, me udhetimin neper SHBA, aq sa fiksoi kete rekord kurioz: 50 pune te ndryshme ne po aq jave.

Dan Seddiqui eshte i famshem dhe ka menduar te shkruaje nje liber.

Ne Las Vegas organizon martesa neper kazino, apo koncerte xhaz ne New Orleans. Ne Florida, ku jane te shumte parqet ilustruese, beri per disa dite statujen e gjalle. Oklahoma, shtet ne te cilin ekonomia mbahet nga industria e naftes, e shikoi ne punen e nje naftenxjerresi. Ne Mississipi, ku obezet perbejne thuajse 30% te populates, ka punuar si dietolog ne nje institute federal.

Indiana eshte e famshme per Indianapolis, ne te cilin Dan u punesua ne nje skuader mekanikesh te garave automobilistike. Kansas eshte sinonim i mishit dhe ai punoi ne nje firme qe paketonte berxolla te cdo lloji.

Ne Dakoten e Jugut, qe eshte e famshme per hedhjet mbi kale (jane thuajse sport kombetar), ai u mor me rolin e prezantuesit. Cleveland, kryeqytet i Ohios, ka kohen me te parashikueshme te SHBA-se dhe Sediqqui punoi ne nje television lokal si meterolog.

Ne Karolinen e Veriut u punesua per te qene personazh publiciteti, kurse ne Karolinen e Jugut u ofrua per te transportuar shkopat e golfit ne cirkuitet me te bukura te shtetit qe ka pamje ne oqean. Ne Hawaii u ngjit mbi nje tavoline serfi dhe nisi t’u mesoje turisteve si te ecin mbi dallge.

Profesionin e pemepreresit beri ne shtetin e Oregonit, ndersa ne Maine filloi gjuetine e arragostave gjigante. Si perfundim nuk la pa u marre as me politike, teksa ne New Hampshire sherbeu per partine demokratike, duke treguar edhe se u takua me Obaman.

job_1501592c

alg-50-jpg

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here