Me këmbë në tokë !

0
134

download

 

Nga Nebil Çika

 

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit me gjithë dy humbjet e pësuara  ne “Francë 2016” po e përfaqëson me dinjitet   veten dhe kombin ne një kompeticion te rëndësishëm sportiv siç janë finalet e Kampionatit Evropian . Vete pjesëmarrja ishte një sukses më vete  dhe nga ekipi ynë kombëtar nuk mund te pitet me shume se kaq .

Ne fakt është shume me shume se sa ajo qe  prezanton veten  ne arenën ndërkombëtare  dhe evropiane  Shqipëria , shteti qe prefaqeson zyrtarisht nga kjo skuadër futbolli.  Dhe kjo ka arsyet e veta . Kjo kobtare nuk është kombëtare e Shqipërisë por e shqiptareve  kudo që ndodhen , madje shumica e futbollistëve tanë nuk  vijnë nga Shqipëria zyrtare apo politike  por nga trojet e mbetura jashtë saje dhe veçanërisht nga diaspora .

Dihen rezultatet e Shqipërisë  kur luante vetëm e izoluar  dhe kur sporti kontrollohej nga politika . Ne 25 vjet te hapjes se vendit  me boten dhe rritjes se tij në të gjitha fushat   edhe sporti veçanërisht futbolli ka bere  hapin e tij te madh , jemi ne një finale te madhe  te Kampionati Evropian kjo është pothuaj një mrekulli.

Cdi kërkesë, pretendim apo pritshmëri me e madhe  se kjo është e pa drejte,një delir e iluzion .  Shqipëri ne futboll p[o jep siç thamë me shume se ne gjithçka tjetër  por ky nuk është një kontribut i Shqipërisë si shtet  por e gjithë kombit . Ne fakt Shqipëria  ka kontributin me te pakte ne këtë sukses. Ata lojtare  dhe trajneri i tyre qe na çuan ne Evropian   kane lindur e  jetojnë shumica  ne Perëndim  par gjeografikisht ne Evrope , Shqipëria , Kosova , Maqedonia e Mali i Zi  ku jetojnë shqiptaret ne troje etnike nuk janë ende  ne Evrope.

E vetmja gjë shqiptare qe  kane at është gjaku , gjeni  i tyre te gjitha te tjerat janë thjeshtë evropiane.  Mënyra e jetesës , ushqimi i mire , stërvitja cilësore  etje janë parametra sportiv e njerëzor qe ata i kane siguruar ne perëndim . Po te ishin këtu  nuk do ti kishin  te gjitha keto e për rrjedhojë   nuk do te ishin kaq te zote e te talentuara sa  janë tani .  Shteti qe e perfqësojne nuk u ofroon pothuaj asgje , qeveria i perdor politikisht .

Ata që  kane interes per sportin e dine  ne çfarë kushte skandaloze  zhvillohet  ai . Nuk ka terrene sportive  , nuk ka gare te drejtë  , nuk  ka trajtim te mjaftueshëm  ushqimor e logjistik për tu bere një sportist profesionist .  Shikoni qytetet  tona , përveç  stadiumeve, shumica cope copë e te trashëguar nga diktatura dhe fushave stërvitore te ekipeve profesioniste  nuk ka asnjë teren tjetër sportiv ku te luajnë apo te stërviten  fëmijët  ne me te të cilëve zbulohen  e përgatiten  edhe talentet  qe do te furnizojnë kombëtare .  Edhe ato pak e me cilësoi te keqe  te trashëguara nga komunizmi   janë shkatërruar e janë kthyer ne troje për pallate. Shteti  nuk ka asnjë interes  e program për  zhvillimin  e sportin ne shkolla  qe do te çonte  ne ngritje  te infrastrukturës  se nevojshme për  stërvitje .Fëmijët apo familjet e tyre paguajnë  gjithçka  vete për te mundësuar edhe ne kushte skandaloze  stërvitjen e tyre, Nga rrobat , logjistikën ,  trajnerët , mjetet e trasnësportit , hotelet , ushqimin  shpenzimet e turneve jashtë vendit  etje par pothuaj gjithçka. Akademitë sportive  te klubeve profesioniste janë piramida te korruptuara  qe rrjepin  prindërit e fëmijëve ku nuk vendos talenti po paraja qe paguajnë  prindërit . Ne  kushtet  ekonomike e sociale te vendit  janë pak ato familje qe mund  te përballojnë  koston e larte te përgatitjes se një fëmije si futbollist , madhe as nuk i ushqejnë  dot si duhet . E keni menduar  ndonjë here pese kombëtarja jone ka kaq pak  futbolliste nga Shqipëria kur ne fakt shumica e shqiptareve rreth 4 milionë jetojnë ne shtetin shqiptar ?!  Pikërisht kjo është arsyeja: Mungesa e kushteve , talentet nuk mungojnë , çdo vit  digjen me dhjetëra prej tyre.

Përkundrazi ata qe rriten ne perëndim  dominojnë  pikërisht per shkak te kushteve qe këto vende e shtete u krijojnë  për tu rritur e stërvitur shumë mire . Nuk po faas vetëm për kushte e jetës qe i ka te garantuar çdo emigrant  por edhe për kushtet e stërvitjes. Besoj e keni  pare e dëgjuar se  edhe fshatrat  me te humbura  ne Itali , Gjermani Zvicër , Angli  e në të gjithë  BE-ne kane fusha futbolli me shume se Tirana . Ekipet e mëdha profesioniste  dërgojnë  agjentet e tyre  ne shkolla per te zbuluar  talentet  e janë ata qe u ofrojnë familjeve   stërvitjen e tyre  madje edhe i shpërblejnë  për rezultatet  me ekipet e moshave . Për praktika korruptive ne përzgjedhjen e tyre as qe behet fjale.  Ja  pra pse  shqiptaret qe rriten ne Evropë janë më të mirët . Sigurisht  që  kjo nuk ndodh vetëm ne sport  por ne te gjitha fushat e jetës.

Por nuk ri dot  pa theksuar edhe një mësim tjetër qe vjen nga suksesi i Kombëtares  e qe  kalon  përtej futbollit . E kam  fjalën  tek suksesi qe vjen bashkimi kombëtar.  Futbollit  është e  i vetmi element i bashkimit kombëtar shqiptar qe është realizuar  ose me mire te themi qe nuk e kane penguar dot megjithëse ka pasur e ka përpjekje dhe për këtë. Këtë  nuk  besoj se e ve njeri ne dyshim.  Është e natyrshme  e nga 10 milionë  shqiptare  qe jetojnë ne botë te zgjedhësh një ekip shume  me cilësor  ne nga 4 milionë qe jetojnë ne Shqipëri  , është rritje e Prodhimit te Përgjithshëm  Bruto GDP siç quhet ne terma ekonomike .

Mendoni sikur shqiptaret te bashkojnë GDP-ne e tyre territor, politike,ekonomi, forca ushtarake , kulture etje  do te ishin pa dyshim  një superfuqi rajonale  e pjese e respektuar e Evropës, siç jemi bere sot ne  futboll , Sot ne  Francë 2016 jemi  ne , jo  Greqia , Serbia , Maqedonia  e Mali i  Zi .  Futbolli dhe suksesi i Kombëtares  tonë na tregon  edhe një here se bashkimi eshtre zgjidhja  e te gjitha problemeve  tona madhore . Ne se  shqiptaret do te ishin ne një shtet  te përbashkët sigurisht do te shin me te forte me serioz dhe sigurisht edhe pjese  e BE-se .  Ne ketë vështrim Kombëtarja e futbollit  nuk është vetëm një sukses sportiv  por drita , fakti  që na tregon udhën  se si mund të jemi te suksesshëm  gjithandej .

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here