Cfarë u tha De Biasi lojtarëve ditën e ditëlindjes së tij, që i preku aq shumë

0
106

Këtë 60-vjetor trajneri Italian Gianni De Biasi e ka festuar si asnjëherë tjetër. Sëbashku me ekipin e tij në Francë gjatë kompeticionit të rëndësishëm Euro 2016.

Pavarësisht 2 ndeshjeve të humbura, për përfaqësuesen tonë kombëtare shpresat nuk janë shuar ende. Në ndeshjen me Rumaninë, futbollistët do përpiqen t’i bëjnë dhuratën më të bukur për ditëlindje trajnerit të tyre.

Megjithatë De Biasi i kërkoi lojtarëve që para së gjithash ata të kualifikoheshin për veten e tyre dhe u shpreh i kënaqur për gjërat që kishin arritur deri këtu.

“Të kualifikoheni për veten tuaj. Jam i lumtur për mënyrën se si kemi dhe keni përballuar dy ndeshjet e para. Shpesh herë futbolli ashtu si jeta nuk të jep atë që meriton. Jam i bindur se si ndaj Zvicrës edhe përballë Francës meritonit që të merrnit krejt tjetër rezultat”, ishin fjalët e 60-vjeçarit përpara tortës të ditëlindjes që i kishte përgatitur Federata Shqipëtare e Futbollit.

“Jam krenar që jam trajner i juaj. Jam krenar që zgjodha t’iu drejtoja por dua të them se dua të jem krenar edhe të dielën në mbrëmje sepse dua që të shikoj një ndeshje të madhe. Dua që t’i tregoni të gjithëve se nuk jemi inferiorë përballë asnjë skuadre. Pa mendjemadhësi dua që të futeni në fushë dhe të tregoni kualitetin që keni. Ju keni shumë kualitet po për mua ju nuk jeni koshient për kualitetin që keni. Herë herë e harroni këtë detaj që është shumë i rëndësishëm”, tha De Biasi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here