Arrestohet Sajmir Kurti, autori i dyshuar i plagosjes së trefishtë në Kavajë

0
183

Specilalistët e Komisariatit të Kavajës, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes  së ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Kavajës.  Në pranga u vu Sajmir Kurti, 44 vjeç, banues në Kavajë.

Sipas policisë arrestimi i tij u bë pasi sot më datë 17.06.2016 rreth orës 10:30, tek shëtitorja “Indrit Cara” pranë Bashkisë Kavajë, ka patur një konflikt midis tij me shtetasit E. K. dhe djali i tij K. K.

Konflikti për bllokim rrugëkalim mjetesh-Konflikti ka nisur për motive të dobëta (Bllokim rrugëkalim mjetesh). Për sqarimin e këtij konflikti shtetasi Sajmir Kurti është takuar tek lokali i shtetasit E. K., me kërkesën e këtij të fundit. Shtetasi Sajmir Kurti ka nisur të debatojë me E. K. fillimisht e më pas edhe me djalin e këtij të fundit K. K. Debati ka kaluar në sharje e ofendime dhe më pas i dyshuari Sajmir Kurti ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë duke ia drejtuar shtetasve të sipercituar, ku debati ka vazhduar më pas në rrugë.

Kurti qëlloi me armë-Në vazhdim të konfliktit Sajmir Kurti ka qëlluar me armën e zjarrit ku predha e qitur, nga kontakti i saj me objekt të forte (pllakë guri) është copëzuar, e për pasojë ka lënduar me dëmtime të lehta shtetasit E. K., 48 vjeç, K. K., 21 vjeç (at e bir) si dhe shtetasin D. Gj., 46 vjeç, i ndodhur aty pranë. Shtetasit e mësipërm ndodhen jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një automjet i tipit “Range Rover”, në pronësi të shtetasit Sajmir Kurti. Një armë zjari pistoletë i kalibrit 9 mm, me një krehër me 14 fishekë,një gëzhoja e kalibrit 9 mm

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativ” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municioneve”, parashikuar nga Nenet 76, 22 dhe 278 të Kodit Penal.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here