Ndotja akustike/ Raporti: Kryeqyteti me zhurma deri 40% mbi standardin e lejuar

0
192

Vihet re se për vitin 2015 në qytetin e Tiranës kemi një rritje të nivelit të zhurmave ditën në krahasim me vitin 2014 pothuajse në të gjitha pikat e monitorimit

 

Problemat që mund ti kanosen një kryeqyteti janë të natyrave nga më të ndryshme. Duke qenë se popullsia është më e madhe nëpër qytete, aty dhe konflikte e interesit midis njerëzve janë dhe më të mëdha. Përveç problemeve me ndotjen e mjedisit, ajrit, dhe mungesën e hapësirave të gjelbra qyteteve u shtohet dhe problemi i ndotjes akustike.  Të gjitha qytetet e mëdha shqiptare po përballen me nivele ndotjeje akustike shumë më të lartë se standardet e lejuara, ndërkohë që qytetarët e Tiranës duket se janë ata që e vuajnë më shumë se të tjerët këtë shqetësim. Në raportin më të fundit të Agjencisë Kombëtare të mjedisit, nga i cili rezulton se në vitin 2015 në të gjitha qytetet, kenë nivele të larta zhurmash për periudhën gjatë ditës, ndërsa për natën qyteti i Korçës rezulton me nivel zhurmash brenda standardit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe ligjit shqiptar. Raporti zbardh se në të gjitha pikat e monitoruara në qytetin e Tiranës niveli i zhurmave ditën dhe natën është mbi normat e lejuara prej 40 decibel. Më problematike situata paraqitet në Qendër të Tiranës, ku niveli i zhurmave ditën është 35% mbi normën e lejuar, për t’u përkeqësuar dhe më tej natën, 39%. Ish zona e Bllokut dhe Stacioni i trenit janë dy zona me nivel mjaft të lartë zhurmat gjatë natës, përkatësisht 39% dhe 36% mbi normën e lejuar. Rruga e Elbasanit mbetet gjithashtu një segment mjaft problematik, ku zhurmat arrijnë 29% mbi standardin e lejuar gjatë ditës, dhe 36.5% gjatë natës. Nivele shumë të larta zhurmash vërehen në Laprakë, te 21 Dhjetori, të Partizani i panjohur, te Selvia dhe te Shkolla Vasil Shanto. Vihet re se për vitin 2015 në qytetin e Tiranës kemi një rritje të nivelit të zhurmave ditën në krahasim me vitin 2014 pothuajse në të gjitha pikat e monitorimit përveç pikave “ Perballë Shkolles së Bashkuar”, “Bankës Amerikane (Ish Blloku)” dhe “Sheshit Skënderbej” që kemi një rritje të vogel në krahasim me vitin 2014. Sipas raportit, shkaktarë të niveleve kaq të larta zhurmash janë fluksi i madh i automjeteve, mungesa e vend-parkimeve, mungesa e rrugëve dytësore apo tretësore, të cilat do të ulnin ndjeshëm trafikun, si dhe gjendja motorike e automjeteve në qarkullim. Migrimi i popullsisë nga zonat rurale nëpër qytete ka rritur ndjeshme popullimin e qyteteve dhe për këtë ka një përplasje të madhe midis kulturave, mënyrës së sjelljes dhe të menduarit. Pa dashur me qenë paragjykues edukimi i popullsisë shqiptare është gjithmonë me tone të larta të ngritjes së zërit. Ajo që është për tu shqetësuar se jo vetën natën por edhe ditën ka një ndotje akustike shumë të lartë. Janë dhe lokalet të cilët nga ana e tyre si natën ashtu edhe ditën shkaktojnë një zhurmë të konsiderueshme në qytete. Muzika a lartë e tyre, dhe numri i madh krijojnë një gjendje shumë stresuese në qytete.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here