Standard.al

Çako para Gjykatës së Apelit, kërkon rikthimin në detyrë

0

Gjykata e Apelit pritet që të shqyrtojë ankimin e kreut të Policisë së Shtetit, Haki Çako, i cili u pezullua pak ditë më parë

Çako akuzohet për ‘Shpërdorim detyrë’ në lidhje me pajisjen përgjuese IMCI Catcher.

Sipas informacioneve, trupa gjykuese përbëhet nga Marie Qiriazi dhe anëtarët Fiqirete Mullai dhe Ervin Metalla. Kreu i Policisë, Haki Çako apeloi vendimin më 9 qershor, tri ditë pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari Arjan Aliaj.

Nga ana e prokurorisë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka dhënë deklarata të ndryshme në tre raste të marrjes në pyetje, me shkrim dhe me gojë. Ndërkohë që Çako pretendon se nuk ka dijeni për kohën se kur ka kaluar në doganën shqiptare aparatura e përgjimit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.