Sekretet që duhet të keni parasysh kur lyeni flokët në shtëpi

0
166

Lyerja e flokëve mund të duket si diçka tepër e vështirë për tu bërë vet dhe ndodh që të tundohesh ta lësh këtë punë dhe të shkosh te një profesionist.Përzgjedhja e bojës në supermarket por edhe përpjekja e parë e dështuar mund t’iu bëj të hiqni dorë.Duke ndjekur disa nga këshillat e mëposhtme mund të realizoni lyerjen e flokut vet në mënyrën më perfekte të mundshme.

Mos bëj gjëra drastike

Shikoni me kujdes tabelat dhe përcakëto nivelin dhe nuancën që i përshtatet dhe është e ngjashme me ngjyrën aktuale të flokëve.Qëndro mes dy nivele më të lehtë ose më të errët,sugjeron Nicole Tresch koloriste në salonin “Rita Hazan”.

Trajtoje veten me nuancën e duhur

Alyssa Gammo, koloriste në IGK Salon sugjeron për ato që kanë lëkurë me nuancë të ftohtë,nuanca natyrale ndërsa lëkurat e ngrohta që zakonisht nxihen në diell pa djegie,duhet të shkojnë te nuancat e gështenjës,arit,mjaltit.

Kontrollo nëse ke mjetet e nevojshme

Para se të nisësh misionin tënd të lyerjes së flokëve sigurohu që i ke të gjitha mjetet e nevojshme.Gammo këshillon të përdorni një  këmishë të vjetër që nuk iu hyn më në punë pasi mund të bëhet pis me njolla boje .Mjetet e tjera të nevojshme janë dorashka,furça për aplikimin e bojës,kapëse flokësh,tasa dhe vazelinë për lyerjen e rrënjës.

Ki parasysh shëndetin e flokëve

Nëse flokët tuaj  janë delikat dhe iu janë dëmtuar shumë , ata mund ta thithin bojën shpejt.Duke qënë se majat janë më të dëmtuara,Gammo sugjeron të lyeni gjithë flokët dhe majat t’i lini për në fund.

Kujdesu për flokët edhe pas lyerjes

Pas përfundimit të lyerjes, përdorni një maskë hidratuese gjatë dushit që të siguroni flokë me shkëlqim.Përdorni shampo që kujdesen për flokët e lyer që nuanca e përftuar mos të zbehet apo të shndërrohet në një ngjyrë tjetër.Për flokë që oksidohen përdorin shampot e purpurta.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here