Maxhoranca miraton Reformën në Drejtësi nen për nen, opozita nuk merr pjesë

0
117

Komisioni i posaçëm për Reformën në Drejtësi ka miratuar sot draftin për reformën në drejtësi, nen për nen dhe në parim por pa opozitën, e cila u largua nga mbledhja. Deputetët e PS-së dhe LSI-së kanë bashkuar votat për të miratuar ligjin që do të sjellë ndryshime në sistemin e drejtësisë. Pas kësaj drafti do të shkojë në parlament. Në mbledhjen e komisionit të posaçëm merrnin pjesë edhe ambasadori i BE-së, Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin. Më herët negociatori i opozitës për reformën në drejtësi, Oerd Bylykbashi deklaroi se drafti nuk mund të miratohet nen per nen dhe në tërësi, ndërsa shtoi se opozita nuk mund të pranojë negociata me pistoletë mbi tryezë për draftin. Ai tha se opozita i ka bërë të qarta qëndrimet e saj, ndërsa topi është tashmë në oborrin e kryeministrit.

“Vendimarrja për emërimin e organeve kolegjiale të sistemit të drejtësisë, kemi propozuar zgjidhe pikë për pikë me paragrafin 88 të Komisionit të Venecias. Çdo tentativë tjetër vetëm dëmton procesin e negocimit, arritjen e një zgjidhje. Mazhoranca të pranojë germën e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias, topi është në oborrin e kryeministrit. Venecia thotë miratim të 4 organeve kolegjiale që të garantohet përfaqësimi i opozitës. Nuk ofrojmë asgjë më shumë, nuk pranojmë asgjë më shumë, çdo tentativë tjetër të çon tek kapja politike…Ky komision nuk ka mundësi të miratojë nen për nen dhe në tërësi draftin, do ishte në shkelje kushtetute. Negociatat nuk mund të zhvillohen me pistoletë në tryezë”,- tha ai. PD MBLEDH GRUPIN, LSI KRYESINE Ndërkohë që para mbledhjes, në orën 9:30 PD ka mbledhur grupin për të vendosur nëse do të marrë pjesë në komisionin apo jo. Dje kryeministri Edi Rama ftoi opozitën të bëhet pjesë e mbledhjes për të dhënë mendimet e saj të çmuara. Po kështu edhe kryesia e LSI është mbledhur në orën 10:00 për reformën në drejtësi. Dje kreu i Kuvendit, Ilir Meta pati një takim me kryeministrin Edi Rama ku ishin të pranishëm edhe kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili si dhe ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Në një prononcim për mediat nga kryesia e Kuvendit, Kryetari i këtij Komisioni, Fatmir Xhafaj tha dje se drafti që do të jetë në tavolinë është reflektim mbi draftin e paraqitur në komision në datën 4 maj dhe i është nënshtruar një votimi në parim.” Ai tha se dje në projekt është me 2/3. I pyetur lidhur me ‘vendet e rezervuara’, Xhafaj tha se nuk është përkufizuar nga Venecia si zgjidhje. “Vendet e rezervuara nuk janë propozim i ndërkombëtarëve, por është formulë në funksion të nevojës seleksionuese brenda trupave parlamentare. Vendet e rezeruvuara nuk ka qenë kurrë e dakordësuar mes palëve dhe nuk është definuar nga Venecia si zgjidhje. Institucionet të ndahen mes partive. Që do të thotë PS të ketë të vetët në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorirsë, PD të vetët, dhe LSI të vetët. Kjo zgjidhje në KQZ është problematike dhe KQZ është bërë shpesh pjesë e votimit politik sipas përzgjedhjes që kanë bërë partitë. Por KQZ është ndërtuar si organ politik, ndërsa Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Pokurorisë janë qeveritë e një pushteti tërësisht të pavarur ku influenca politike do të ishte cënim i pavarësisë së tyre”, theksoi Xhafaj dje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here