Lushnje/ Dhunoi me sende të forta xhaxhain e tij, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari

0
179

Një 37-vjeçar në Lushnje ka rënë në prangat e policisë për dhunim fizik të xhaxhait të tij.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje arrestuan në flagrancë shtetasin Besnik Sharka, banues në fshatin Hysgjokaj, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta xhaxhain e tij, B.Sharka, 72 vjeç, banues në të njëjtin fshat.

I moshuari ka marrë dëmtime në pjesën e kurrizit.

Materialet  në ngarkim  të 37-vjeçarit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here