Çfarë duhet të keni parasysh para se të filloni një punë?

0
191

Përpara se të filloni një punë,do kaloni disa hapa si  kërkimi me orë të zgjatura në internet,dërgimi i dhjetëra CV ,intervistat dhe pritja në ankth për përgjigjen.Pasi të jeni njoftuar se do të filloni punë sërisht do të përballeni me ndjesi të shumta pozitive dhe negative.

Kur të filloni punën tuaj të re do përballeni me këto gjëra.

Mund të mos ndiheni rehat

Në ditët e para mund të mos ndiheni rehat.Kjo ndodh sepse nuk njihni asnjë,mund të ndiheni të paaftë dhe jo të gatshëm.Duhet t’i jepni vetes tuaj kohë sa të mësoheni dhe të futeni në brendësi të punës.Pasi të arrini këtë paniku do t’iu zhduket dhe do ndiheni si në një ambjent familjar.

Do t’iu duket sikur nuk kuptoni asgjë

Ndoshta do të kishit besimin se do të kuptonit gjithçka dhe çdo mësim që mund të keni marë në shkollë do ta vinit në praktikë lehtësisht.Mos jini kërkues ndaj vetes .Më mirë qëndroni të fokusuar dhe dëgjoni eprorin tuaj që gjërat t’iu duken më të qarta.

Puna e re nuk mund t’iu pëlqejë

Puna e re mund t’iu duket e mërzitshme dhe e lodhshme.Mereni si një mundësi për tu futur në botën e punës dhe të përfitoni eksperiencë.Nuk është e thënë që do punoni aty gjithë jetën.

Mund të bëni gjëra që nuk iu takojnë

Shefi mund t’iu kërkojë të bëni gjëra që skanë lidhje me punën që bëni si psh mund t’iu kërkojë t’i bëni një kafe apo t’iu dërgojë për të dorëzuar disa materiale më postë,të mereni me dosje që nuk iu hyjnë në puën.Tregohuni i durueshëm pasi e gjitha është çështje kohe.

Do të keni shumë për të mësuar

Një pune e re ka gjithmonë vend për përmirësime.Ndaj do t’iu duhet të mësoni shumë dhe kjo do t’iu rrisë sigurinë në punë dhe të zbuloni aftësi të paditura ndaj vetes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here