Berisha: Rama administratori i Facebook-ut të Roshit, ai e shkroi statusin “Fajin e ka Saliu”

0
138

Ka ardhur edhe komenti i ish-kryeministrit Sali Berisha mbi arrestimin e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi. Sipas Berishës administratori i FB së Rroshit është vetë kryeministri Edi Rama.

“Pas arrestimit të Rroshit për fshehjen e pesë dënimeve për pesë krime dhe përdorimin e pesë emrave në Itali, Zvicër dhe Shqipëri, Edvin Shullazi, që betohej publikisht për ndershmërinë dhe integritetin e kriminelit te tij, shkruan tani në FB e Rroshit statusin e radhës “fajin e ka Berisha”. Edvini, në statusin e pasarrestimit në FB e Ervinit të tij, betohet se nga burgu ku e burgosi Saliu ai do të dalë më i fortë se kurrë. Me këtë rast dua ti them Edvin Shullazit të mendo se të dhëna të reja po dalin mbi shkaqet e ndryshimit në vitin 2002 të emrit tënd nga Edvin në Edi dhe atëherë jo që nuk do mund të shkruash më statuse për kriminelin Ervin/Elvisin, por as dhe për kriminelin Edvin/Edi dhe se ty në FB tënd askush nuk do të shkruaj!!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here