Vrau në 2015-ën 24-vjeçarin, vetëdorëzohet në polici autori

0

Vrau me armë zjarri një 24-vjeçar, vetëdorëzohet autori i dyshuar. Burime nga policia e Shkodrës bënë me dije se pas vetëdorzimit u bë ekzekutimi i urdhrit për Eduart Hulejn, 33 vjeç, banues në Plezhë të Vau Dejës. Më datë 9 tetor të vitit të kaluar Hulaj ka vrarë me armë zjarri automatik, të riun me iniciale L.Gj, banues në Vau Dejës. Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, në datë 13 tetor 2015 ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprat penale, “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa lejë” për 33-vjeçarin. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Loading...

Lini nje pergjigje