Suedia e Ibrahimoviç kënaqet me autogol,1:1

0
112

Edhe pse nuk arriti të shënojë, Zlatan Ibrahimovic ishte lojtari vendimtar për Suedinë në barazimin e arritur ndaj Irlandës.

Një ndeshje mjaft e luftuar dhe në fund një barazim 1-1 ndërmjet Suedisë dhe Irlandës, që duket se ishte më i drejti në këtë takim.

Irlanda edhe pse më shumë qëndroi në mbrojtje ishte mjaft e rrezikshme në kundërsulme dhe vetëm 3 minuta pas nisjes së pjesës së dytë Hoolahan Ë. gjeti golin e avantazhit për kombëtaren e Irlandës.

Suedia reagoi menjëherë pas disavazntazhit dhe me gjigantin Ibrahimovic u bë mjaft e rrezikshme në portën e Irlandës. Ishte minuta e 71, kur pas një kombinimi mjaft të bukur brenda zonës, Zlatan lëshon një kros në zonë. Mbrojtësi Clark e pati të pamundur ta largoi topin dhe për fatin e tij të keq e dërgon në portë. Një barazim 1-1 që mbeti i pandryshuar deri në fundin e takimit.

Ndeshja tjetër e këtij grupi, Belgjikë-Itali do të luhet në orën 21:00.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here