Nxirrje perfekte?Ja si mund ta realizon vetëm në një ditë

0
196

Gjatë stinës së nxehtë të verës,përveç shijimit të pushimeve është e rëndësishme dhe pasja e një ngjyre perfekte të trupit.

Ndoshta mund të duket diçka e pamundur,por mund të arrini nxirrjen perfekte vetëm brenda një dite.Nëse e shfrytëzoni më së miri kohën në dispozicion dhe duke u bazuar në disa sekrete të vogla ju do t’ia arrini qëllimit tuaj.

Përgatitja e lëkurës

Qelizat e “vdekura” bllokojnë penetrimin e rrezeve të diellit dhe nxirrjen e lëkurës.Prandaj përpara se të dilni në diell,është i rëndësishëm pastrimi dhe hidratimi i lëkurës.Për pastrimin e lëkurës mund të përdorni produkte si sfungjer bimor natyral apo të përgatisni në shtëpi një skrab.Në këtë mënyrë do të evitoni rrezikun nga alergjitë si dhe irritimet e trupit.

Nxirrje me kremin solar

Kremi solar mbron lëkurën dhe shmang irritimet dhe njollat kafe të diellit.Por nëse doni një nxirrje perfekte në një ditë evitoni kremin solar.Duke e përdorur do keni një nxirrje jo të njëtrajtshme e cila mund ta shkatërrojë lëkurën përgjatë gjithë pushimeve verore.Përdor një krem solar me një SPF jo shumë të lartë ,por që të ketë cilësi hidratuese.Nëse lëkura juaj është shumë delikate atëherë zgjidhni një krem solar me SPF të lartë që t’iu mbrojë.

Binduni për një nxirje të njëtrajtshme

Nuk është e nevojshme të zhvendoseni çdo 5 minuta për të pasur një nxirrje të njëtrajtshme.Do ishte e këshillueshme që të ndërroni pozicioni pas 15-20 minutash në mënyrë që dielli të kapë gjithë pjesët e trupit.Edhe nëse nxirrja që keni përfituar nuk ka qënë ajo që keni dëshiruar kuptoni se keni kaluar një ditë me diell dhe tepër relaksuese.

Skrab me kripë

Sipas mjekes italiane Laura De Luca,skrabi me kripë është një solucion natyral që mund të realizohet edhe në kushte shtëpie.

Merrni kripë të trashë deti dhe kripë të imët dhe përziejini bashkë duke i shtuar dhe një lugë vaji bajamesh ose vaj argani. Të gjitha këto janë vajra e bëjnë lëkurën të butë dhe elastike.Ndërsa kripa thithë lëngjet dhe është e dobishme në rastin e ruajtjes së ujit. Aplikojeni skrabin e kripës mbi të gjithë trupin. Në përfundim shpëlajeni  me ujë të ngrohtë dhe vendosni një krem hidratues.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here