Neuro-shkencëtari: Shpirti jeton pas vdekjes, bota jonë e zbehtë

0

eben-alexander

Loading...

 

Gruaja që u kthye në Tokë si një flutur

 

Neurokriurgu Eben Alexander ishte skeptik për ccdo njeri që tregonte se kishte përjetuar jetën pas vdekjes. Por më vonë ai pati një përvojë të ngjashme pasi ra në një gjendje kome. Në librin e tij të fundit “Harta e Parajsës”, Alexandër, i cili ka punuar për 25 vjet në Harvard Medical School , shpjegon se ka vetëm një gjë që vazhdon pasi ne vdesim; dashuria.

Shkenca ende nuk mund të shpjegojë jetën pas vdekjes. Sipas tyre vdekja është fundi dhe se jeta pas saj është një gënjeshtër që ia themi vetes dhe fëmijëve tanë.

“Në karrrierën time 25-vjeccare si një akademik neuro-shkencëtar, studimi i trurit, më ccoi në përfundimin se jeta pas vdekjes është një iluzion i trurit, derisa unë vetë përjetova një udhëtim në përtej jetën, pasi rashë në një gjendje kome. Tani kam një pikëpamje krejtëisht të ndryshme, “jeta pas vdekjes ekziston”. Nëse shkenca nuk e njeh këtë gjë po bën dy gabime të mëdha”,- thote neuro-shkencëtari Alexander.

Shkenca nuk mund të provojë ekzistencën e të dashurve tuaj që kanë vdekur. Por ashtu si ne mund të ndiejmë shpirtin prapa syve, ne mund të ndjejmë afër nesh praninë e të dashurëve që kemi humbur.

Dhe ndonjëherë ata shfaqen në mënyrat më të jashtëzakonshme. Imazhi i një fluture ishte shumë i rëndësishëm për mua, gjatë përvojës sime pranë vdekjes.

Unë isha duke lundruar në një luginë të gjelbëruar dhe një dritë e artë vezullonte ngado. Unë nuk isha në formë time njerëzore.

Madje nuk kisha asnjë formë mbi të gjitha . Isha në një moment ndriccimi kur në krah më ulet një flutur. Kjo më bëri që kujtesa ime të kthehet pas kur kisha marrë një letër nga një burrë i quajtur Don, i cili ishte tepër i pikëlluar pasi gruaja e tij vdiq pas 21 vitesh martesë. ajo ishte një grua shumë shpirtërore.

Pasi ajo vdiq, ishte shumë e dhimbshme për Don për të qëndruar në shtëpi që ata kishin ndarë bashkë për shumë vite.

Një mbrëmje ai u ul në kopshtin e tij dhe aty pa një flutur monark, e cila është një gjë e pazakontë në Amerikën e Veriut. Flutura qëndroi në shtëpinë e Don për disa ditë, derisa ai vendosi të largohej nga shtëpia. Por kur po shihte gjërat personale të gruas së tij të vdekur, Lorraine ai pa se shumë nga bizhutë e saj, kapakët e librave dhe rrobat kishin flutura të stampura.

Flutura monark vazhdonte të fluturonte rreth shtëpisë kur Don vendosi të ikte përfundimisht. Pas dy javësh në shtëpinë e tij të re, Don ishte gati të hidhte hirin e gruas së tij dhe foli me një shokë, i cili kishte 13 hektarë tokë të paprekur ku ai mund të shpërndante hirin. Pasi shkoi tek shtëpia e shokut Don, filloi të kërkonte vendin ideal ku të hidhte hirin. Ai e kuptoi se kishte gjetur vendin e duhur kur pa sërish fluturën monark të fluturonte rreth gjetheve të pemëve.

Dhe sërish kur e kapi trishtimi pas dy javëve shkoi tek pema ku kishte hedhur hirin dhe aty sheh sërish fluturën me krah të shndritshëm.

“Kur unë përjetova gjendjen time të komas, ishte një gjendje sa e re për mua po dhe aq familjare në të njëjtën kohë.

Unë ndjeva që kam qenë atje më parë, jo si njeri sicc jam tani, Eben Alexander, por si një qenie shpirtërore, që kisha qenë në atë gjendje për një kohë të gjatë para se të merrja këtë formë njerëzore. Kur elementët tokësor që përbëjnë trupin tim të zhduken, unë do të kthehem përsëri në gjendjen time shpirtërore.

Ajo që unë di është se bota e përtejme është plot emocion, me një ngrohtësi që është më shumë se thjesht fizike. Dhe këto emocione janë kaq paharrueshëm të gjallë, ekzistojnë me një intensitet që e bën botën tonë të zakonshme të duket  e zbehtë”, tregon neuro-shkencëtari në librin e tij pas përvojës së komas.

Ajo që ndodh në koma vazhdon të mbetet një mister për gjithë neuro-shkencëtar me atë ccfarë ndodh me njeriun. Jo pak njerëz që janë ktheyr nga koma tregojnë për parajsën apo zgjohen shpesh duke folur gjuhë të tjera, ose duke ndryshuar profesione, duke mos njohur të afërmit etj. Të gjitha të pashpjeguara shkencërisht.

 

Loading...

Lini nje pergjigje