Ja formularët që cuan në pranga Elvis Roshin, flet Policia

0
177

Arrestimi i kryebashkiakut të Kavajës u bë këtë të hënë pas një hetimi nga Prokuroria, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve, për formularin e vetëdeklarimit të Dekriminalizimit. Prokuroria kishte nisur ndaj kryebashkiakut të Kavajës hetimet kryesisht që më 1 Qershor. Rroshi dyshohej se ka kryer veprën penale të falsifikimit të dokumenteve në procesin e plotësimit të formularit të vetëdeklarimit për Dekriminalizimin.

NJOFTIMI I POLICISË: Nga ana e specialistëve të Komisariatit të Policisë Kavajë,u zbatua urdhëri i Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, datë më 13.06.2016 e cila ka vendosur masen e sigurise personale “Arrest me burg” për shtetasin, Elvis Rroshi, 41 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga Neni 190/1 i Kodit Penal.

ÇFARË DEKLAROI RROSHI NË FORMULARIN E DEKRIMINALIZIMIT

Kryebashkiaku i Kavajes Elvis Rroshi ka deklaruar emrin qe ka perdorur me pare, Ervin, ndryshuar me vendim të Këshillit Bashkiak Kavajë ne vitin 2002. Ai gjithashtu ka deklaruar se ka qenë i dënuar me gjobë për krim dhe kundravajtje penale, i ndaluar nga policia në vitin 2013 për goditje për shkak të detyrës dhe në hetim gjithashtu.

elvis-roshi3 elvis-roshi1 elvis-roshi2

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here