Elseid Hysaj: Me apo pa shiritin e kapitenit do të jap maksimumin

0

Shqipëria e humbi ndeshjen e parë në finalet e “Euro 2016”. Gabimet në portë dhe mbrojtje, si dhe mungesa e finalizimit në sulm, ka kushtuan ndaj Zvicrës. Megjithatë, nuk ka kohë për të “vajtuar”, sepse sfida e radhës e këtij kompeticioni është te dera. Pasnesër në mbrëmje, në orën 21:00, në “Stade Velodrome”, kuqezinjtë do të përballen me Francën, vendin organizator, që e ka fituar ndeshjen e parë me rumunët. Një kundërshtar tepër i vështirë, për të cilin djemtë e kombëtares nuk kanë shumë dilema, sepse nuk kanë gjë për të humbur, ndaj premtojnë të japin maksimumin e tyre.

Loading...

Në konferencën për shtyp kanë dalë Mërgim Mavraj dhe Elseid Hysaj. Ky i fundit do të mbajë shiritin e kapitenit ndaj “gjelave”, duke qenë se Lorik Cana nuk mund të luajë, pas kartonit të kuq që mori ndaj Zvicrës. Hysaj, ndër të tjera, tha: “Shiriti kapiteni është kënaqësi e madhe. Dihet që do të kem më shumë përgjegjësi, por besoj se do të jap maksimumin, sikurse Loriku. Do të bëjmë të pamundurën që të marrim pikë, sepse po mbarojnë ndeshjet dhe na duhen pikët për t’u kualifikuar në grup. Do të jem i qetë, pavarësisht emrit të kundërshtarit. Si kapiten, ose jo, do të jap maksimumin në fushë. Sa i përket humbjes me Zvicrën, dua të nënvizoj se 20 minutat e para ishin shumë të vështira, sepse kundërshtari ishte shumë i fortë.telesport

Loading...

Lini nje pergjigje