7 faktorët që i zbehin shkëlqimin buzëqeshjes suaj

0
177

7 faktorët që i zbehin shkëlqimin buzëqeshjes suaj

Pavarësisht se mund të keni eleminuar disa nga faktorët që shkaktojnë nxirrjen e dhëmbëve ,ekzistojnë edhe disa arsye të tjera që ndoshta nuk i keni ditur.

Dihet se kafeja,soda,boronicat,luleshtrydhet si dhe vera e bardhë e ndryshojnë ngjyrën e dhëmbëve tuaj.Po përveç këtyre ka edhe disa faktorë të tjerë .

1.Limonada

Ndoshta mund të jetë pikërisht ajo çka iu nevojitet gjatë ditëve të nxehta të verës,por kjo pije iu dëmton dhëmbët tuaj.Aciditeti që ajo përmban mund të gërryejë ose zbehë smaltin e dhëmbëve duke iu prishur buzëqeshjen.Përzierja e acidit dhe sheqerit te limonada e dëmton smaltin duke kaluar te një shtresë tjetër që quhet deltina.”Ndaj duhet shmangur ky produkt sepse kur nuk keni shumë smalt ai zbehet dhe kalon pikërisht te kjo shtresë e cila është shumë e verdhë”,shprehet Nancy Rosen,dentiste e specializuar në ndërhyrjet kozmetike dhe të rregullimit të dhëmbëve.

2.Pijet sportive

Këto pije iu zverdhin dhëmbët dhe gjithashtu iu shkakëtojnë probleme të prishjes së dhembit nga përmbajtja e lartë e sheqerit.Niveli i sheqerit bën që në dhëmbët tuaj të rriten të gjitha llojet e baktereve shprehet Karoush Maddahi, dentist dhe kozmetik në Beverly Hills.

3.Vera

Vera e kuqe por edhe vera e bardhë shkatërrojnë dhëmbët tuaj kur kombinohen me disa ushqime.Nëse përpara darkës pini 1-2 gota verë dhe më pas hani makarona me salcë domatesh kjo rutinë i dëmton dhëmbët tuaj.”në këtë mënyrë ju lejoni të futen ndotësit brenda dhëmbëve”,thotë Rosen.

4.Pijet e buta

Duhet të keni parasysh që nëse i konsumoni pijet e buta në sasi të larta do i dëmtoni dhëmbët tuaj.Një rregull i përgjithshëm thotë se gjithçka që njollos rrobat tuaja dhe e keni të vështirë për ta eleminuar,do t’iu prishë dhe dhëmbët. Pijet e buta janë të mbushura me luleshtrydhe,boronicë dhe me perime të cilat iu nxijnë dhëmbët.Mund t’i konsumoni ato me pipë që të shmangni nxirrjen e dhëmbëve.

5.Çaji jeshil

Çaji jeshil është një çaj i lehtë me përmbajtje kafeine.Ky çaj zverdh dhëmbët ashtu si dhe çajet e tjerë si ai ngjyrë kafe dhe çaji i zi.Për ta shmangur këtë fenomen lajini dhëmbët 30 minuta .

6.Shurupi i kollës

Kur jeni sëmurë me grip,një nga barnat që mund të përdorni në mënyrë të përsëritur është shurupi i kollës.Përveç shijes së keqe që të lë në gojë,ai është i pasur me sasi të larta të sheqerit dhe shkakton dëmtimin e dhëmbëve.

7.Pishinat

Uji i pishinës ka kimikate ndaj kjo mund të jetë arsyeja se pse dhëmbët tuaj kanë marrë një hije ngjyrë kafe.Kur notoni,e hapni gojën shpesh për të marrë frymë duke i dëmtuar dhëmbët tuaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here