Standard.al

Shqiptari me foton më të klikuar për ndeshjen Shqipëri – Zvicër

0

Zgjedhja e këtij tifozi tërhoqi më shumë vëmendje mes simboleve që shqiptarët kishin zgjedhur për të festuar për ndeshjen Shqipëir – Zvicër. Ai kishte pikturuar flamurin kombëtar në fytyrë. Quhet Besmir Limani, me origjinë nga fshati Tatesh i Strugës dhe që jeton në Winthertur të Zvicrës. Imazhi i tij si tifoz i flaktë i kombëtares u publikua thuajse në të gjitha mediat europiane. Portali Drini.mk e ka gjetur në Lens. Ai shpreh zhgënjim për humbjen, por thotë se rezultati nuk ndikon aspak në mbështetjen për  kombëtaren.

“Sot jam i zhgënjyer sepse meritonim më shumë në ndeshjen ndaj Zvicrës, por ky është futbolli. Kombëtaren e dua dhe do ta mbështes derisa të marr frymë. Përpiqem të ndjek çdo ndeshje të saj dhe kjo është një virtyt familjar i imi. Ne jemi të dhënë shumë mbas kombëtares por edhe flamurit kuq e zi në përgjithësi. Vizatimi i fytyrës me shqiponjën dykrenare është kthyer në një traditë për mua në cdo ndeshje të kombëtares. Atë e realizoj vetë dhe për ta bërë në mënyrën më të mirë humbas rreth 5 orë para pasqyrës duke shfrytëzuar ngjyrë speciale. Nuk duhet të zhgënjehemi kurrë, djemtë tanë e kanë kryer misionin, tani vetëm duhet të festojmë promovimin tonë në arenën ndërkombëtare të futbollit, të tregojmë vlerat tona kulturore fillimisht pastaj edhe ato sportive”.

Fotoja e tij u publikua në faqen zyrtare të UEFA –s, në faqen EURO 2016 dhe në shumë media franceze, zvicerane e shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.