Reforma në Drejtësi/ Takimi Meta – Basha në orën 11:00, nuk do të votohet pa përfshirjen e PD-së

0
132

Në cilësinë e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta zhvillon sot një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Të premten Meta e ftoi zyrtarisht Bashën për të diskutuar në përpjekje për të gjetur konsensusin për Reformën në Drejtësi, pas dështimit të takimit Rama – Basha. Takimi do të zhvillohet në orën 11:00 në hotel Rogner. Meta do të jetë i shoqëruar nga shefi i kabinetit, Sokol Dervishaj, ndërsa Basha nga nënkreytari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Oerd Bylykbashi. Meta e ftoi Bashën pas një takimi që pati paraditen e së premtes me ambasadorët Lu e Vlahutin. Meta tha se takimi synon “t’i japë një zgjidhje me cilësi, integritet e legjitimitet kësaj reforme që kërkojnë të gjithë qytetarët shqiptarë, që e kërkon edhe e ardhmja europiane e Shqipërisë”. Ai foli për integritet në një kohë kur aleati i tij, Rama, deklaroi publikisht në parlament se nëse opozita nuk e voton reformën, do të gjenden vota nga e djathta. “Do të gjejmë ndonjë vëlla për ta votuar reformën”, tha Rama të enjten në parlament. Ilir Meta ka deklaruar publikisht disa herë, gjatë diskutimeve për reformën, se LSI do të votojë një draft të mbështetur nga Venecia dhe se nuk do të votojë pa përfshirjen e PD.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here